Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Të falënderojmë Dita! Sot është dita më e gjatë e vitit. Këto zgjedhje do të na e bëjnë jetën dritë e jetë. Para 23 Qershorit kemi qenë në tunelin e errësirës. Sinqerisht kemi dalë nga errësira. Qyteti e fshati i kërkojmë kësaj qeverie të na garantojë shëndetin, punën e kuletën e saj ta mirëadministrojë. Tani për tani kemi të garantuar rendin. Gjithë opinioni që kam rreth e qark e falënderojmë Ministrinë e Rendit pa asnjë kompliment servilizmi apo interesi. Objekt bisede në opinion është shëndetësia dhe financa me keqmenaxhimin e tatimeve e doganave, po kështu administrata e shërbimeve publike është për të ardhur neveri. Na hiqni kazinotë, lojërat e fatit e lokalet e errëta, këto po shkatërrojnë familjet e tërë shoqërinë. Këto janë pjesë e programit të premtimeve të 23 qershorit. Kush do të punojë, ka punë. Ju faleminderit, nga Daj Sami.
