Dita më e vështirë për kombëtaren e Holandës

redaktor

Pas performancës së keqe në këtë turne, Holanda shpresonte të kualifikohej me fazën Play Off pasi Republika Çeke dhe Islanda u shkëputën shpejt duke zënë kreun e grupit me distancë të madhe nga ndjekësit.

Shpresa e vetme e Holandës tashmë është që të fitojë të dy ndeshjet e mbetura dhe të shohë nëse Turqia do të humbasë ndonjë nga dy ndeshjet me Republikën Çeke dhe Islandën.

Daley Blind i Hollandës duket i dëshpëruar pas humbjes shpartalluese 3 me 0 përballë Turqisë për ndeshjet kuafilifikuese të Grupit A për Euro 2016. (AP Photo)

Tifozë turq festojnë me flamujt kombëtarë gjatë ndeshjes së skuadrës së tyre përballë Hollandës për grupin A të Euro 2016, ndeshje të cilën skuadra turke e fitoi me rezultatin e thellë 3 me 0. (AP Photo)

Caner Erkin i Turqisë, majtas, dhe Luciano Narsingh i Hollandës luftojnë për top në ndeshjen për Grupin A të Euro 2016, e cila përfundoi me mposhtjen e Hollandës më 6 shtator 2015. (AP Photo)

Trajneri i Turqisë Fatih Terim shikon ndeshjen e skuadrës së tij përballë Hollandës, ndeshje e vlefshme për Grupin A të fazës kualifikuese të Euro 2016. në Buyuksehir Torku Arena në Konia, Turqi më 6 shtator 2015. (AP Photo)

Trajneri i Hollandës Danny Blind shikon ndeshjen e skuadrës së tij përballë Turqisë, ndeshje e vlefshme për Grupin A të fazës kualifikuese të Euro 2016. në Buyuksehir Torku Arena në Konia, Turqi më 6 shtator 2015. (AP Photo)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *