15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre.
Kjo ditë daton në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e personave të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.
Edhe në vëndin tonë, prej disa vitesh, individët me shikim të kufizuar nën kujdesin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, e kremtojnë këtë ditë.
Në mënyrë të vecantë, kjo ditë i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal e kombëtar që kanë për qëllim sensibilizimin e institutcioneve shtetërore dhe shoqërisë për përmisimin e realizimit në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi I të verbërit, por shërben për promovimin e vlerave që këta persona mund të ofrojnë në shoqëri. është fakt pozitiv që ka një rritje të ndjeshmërisë së shoqërisë dhe institucioneve shtetërore shoqërinë ndaj personave të verbër por arritja e standarteve bashkëkohore që rekomandojnë dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar kërkon me shumë punë.
Problematika të tilla si aksesi në informim, arsimi i integruar, punësimi, gjithëpërfshirja në aktivitete kulurore e sportive, krijimi i kushteve për lëvizjen autonome të personave të verbër në rrugë e kudo, janë ende të brishta në shoqërinë tonë.
Në orën 09.30, në bulevard, u zhvillua një aktivitet me pjesëmarrjen e personave të verbër nga Tirana , ku nëpërmjet shëtitjes se tyre të lirë me simbolin e shkopit të bardhë kanëmanifestuar kërkesat e tyre për më shumë integrim në shoqëri por edhe më shumë vëmëndje nga institucionet qëndrore edhe vendore
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe komisioneri I Avokatit te Popullit, Ermir Kapedani që shprehu mbështetjen për punën e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë e shprehu që institucionet të tregojnë më shumë vëmëndje ndaj personave të verbër e po kështu edhe ndaj Shoqatës,ndërkohë që mungoj plotësisht mbështetja e institucioneve qëndrore e vendore
