DITA në Bibliotekën e Lezhës…

Dita

Përshëndetje DITA! Duke qenë se gjatë gushtit nuk ndodhesha në Shqipëri, nuk jam njohur me shkrimet tuaja. Megjithatë kisha shpresë t’i siguroja një pjesë prej tyre në bibliotekën e qytetit tim. Por për çudinë time më thanë se kjo gazetë nuk vjen prej shumë kohësh në bibliotekën tonë! Si ka mundësi që një gazetë shumë e lexuar të mungojë për lexuesit në qendër të bashkisë? A nuk paska mundësi bashkia të blejë një gazetë të pavarur që si motrat e saj të lexohet në këtë bibliotekë moderne. Kujtoj se për mungesën e kësaj gazete në këtë bibliotekë ka shkruar edhe kolegu im Preng Pjetri. E shtroj të domosdoshme prezencën e saj gazete të paktën me një kopje për lexuesit në këtë bibliotekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *