Dita nis me kthjellime, por pasdite priten reshje shiu

Ornela

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës, ndërkohë që gjatë pasdites do të ketë reshje të pakta në jugperëndim të vendit.

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre ciklonare sërish mbi brigjet e Italisë jugore do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat gjatë pasdites dhe kryesisht mbrëmjes zhvillohen duke sjellë reshje të pakta në jugperëndim të vendit. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 23°C.

o.j/dita

Fındıklı escort

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *