Dita nis me vranësira, mesdita sjell reshje bore dhe shiu në vend

J L

Sipas MeteoAlb, vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para të ditës.

Duke ju afruar mesditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë duke gjeneruar shira në zonat perëndimore dhe zonën e ulët por me reshje të pakta dëbore paraqitet veri-verilindja.

Këto kushte atmosferike mbeten thuajse gjatë gjithë natës edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16 °C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në det  do të krijohet dallgëzim mbi 6 ballë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *