Dita pa makina. Pedalimi me biçikleta, nga Presidenca te liqeni

Mila Hysotoci

22 shtatori është Dita Botërore pa Makina. Qëllimi është sensibilizimi i njerëzve për të shmangur sa më shumë mjetet motorike.

Për ta shënuar atë, një grup qytetarësh të të gjitha moshave organizuan një pedalim të përbashkët që nisi nga Presidenca dhe përfundoi tek Kodrat e Liqenit. Kjo edhe për të promovuar të mirat që sjell biçikleta, si për shëndetin, edhe për qytetin.

Në fillim ishte planifikuar që pjesëmarrësit të pedalonin veshur me rroba banjoje.

Në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm korsitë e biçikletave dhe në lidhje me këtë fakt qytetarët ndajnë mendime të ndryshme.

“Më pëlqen që ka korsi biçikletash, por problemi është se disa rrugë janë ngushtuar. Çdo gjë ka kohën e vet. Në fillim duhej zgjidhur problemi i trafikut, pastaj vinte biçikleta”, thotë një qytetar.

“Shumë mirë që përdoren biçikletat”, thotë një tjetër.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *