3-5 qershor 2007: Një lajm sa qesharak, aq trondites nga Atdheu. Në Kurbin, një malësor bashkon gomarin me ujkun. Të dy këlyshë. Te kulla e tij vijnë disa policë. Këmbëngulin t’i marrin ujkun. Fshatari nuk ua jep. Policët ia marrin me forcë. Papritur ujku kafshon policët. Pronari arrestohet. Akuza: “mosbashkëveprim!” I rashë kokës me grushta. I thashë një arvanitasi. Në fillim qeshi, me pas qau…. Vasil Dede
