Nga Xhevdet Shehu
Botuar në DITA
Në këtë pjesë të dytë të pjesëve të zgjedhura të ditarit sekret të Enver Hoxhës, i cili lexohej nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish shumë të besuar në Komitetin Qendror të Partisë sikurse ishin anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, përshkruhen hapat që janë hedhur në fillimet e bisedimeve me gjermanoperëndimorët për të lidhur marrëdhënie diplomatike.
Është koha kur Shqipërinë nuk e kishte vizituar ende Shtrausi. Nuk është e vështirë të lexohet dëshira e udhëheqësit komunist për të avancuar në marrëdhëniet me Gjermaninë Federale, por sa më kujdesshëm dhe sa më shumë dinjitet.
Në ditërin e tij, Enver Hoxha shkruan jo pa qëllim:
“Bën përshtypje fakti që të gjithë këta hapa bëhen në një kohë e nga shumë drejtime. Kjo tregon se fuqitë kapitaliste perëndimore kanë diskutuar me njëra-tjetrën për problemet e pazgjidhura me ne, se janë të interesuara që Anglia, Republika Federale e Gjermanisë, bile edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë në Shqipëri përfaqësuesit e tyre diplomatikë, gazetarë e tregtarë për të pasur, si të thuash, edhe ata një gozhdë në vendin tonë.”
Ai nuk ka lejuar që t’i viheshin kushte Shqipërisë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore, apo edhe cilindo shtet tjetër. Ai thotë që përfaqësuesit tanë në bisedime “t’u lënë gjermanëve të kuptojnë se nuk na dhanë ç’na detyrojnë, se ne bëjmë edhe pa pasur marrëdhënie diplomatike me Bonin”. /Përgatiti për botim Xhevdet Shehu
**********
(Vijon nga numri i kaluar)
Por doli një pengesë. Ambasadori gjerman në Vjenë i tha ambasadorit tonë, se qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë pranon takimin, por më parë kërkon nga ana jonë t’i japim një notë ku të deklarojmë se “pranojmë lidhje pa kushte”.
Ne refuzuam çka kërkojnë gjermanët. Tani presim përgjigjen e tyre nga e cila varet zhvillmi i bisedës në fjalë.
Mendojmë se një paraqitje e tillë nga ana jonë është dinjitoze dhe mund të zgjidhë pozitivisht çështjen e reparacioneve.
E HENE 27 QERSHOR 1983
TË PËRCAKTOJMË MIRË TAKTIKËN TONË, NË BISEDIMET POLITIKE ME GJERMANËT
Udhëzime
Sot bisedova përsëri me shokët sekretarë të Komitetit Qendror, si dhe me shokun Hekuran rreth takimit të fundit që ka pasur ambasadori ynë në Vjenë me ambasadorin e Gjermanisë Federale, gjatë të cilit gjermani ka lënë, si të thuash, rrugë të hapët për vazhdimin e bisedimeve. Ai bile ka bërë edhe një sugjerim, që mund të lehtësojë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura: Pagimin nga ana e RF të Gjermanisë të pensioneve për viktimat e luftës. I thashë Ramizit të studiojë mirë qëllimin e vërtetë të qëndrimit, të fjalëve e të sugjerimit të ambasadorit gjerman, të përgatitemi mirë e të caktojmë edhe ne taktikën tonë për bisedimet që do të vazhdojmë më vonë. Të marrim, gjithashtu, masat e nevojshme për të përgatitur edhe dosjen e viktimave me dokumentacione të marra nga vetë gjermanët. Duhet të përgatitemi mirë se bisedimet me siguri që do të zgjasin dhe nuk duhet të harrojmë se gjermanët nuk janë gati të na japin menjëherë gjithçka që ne do t’u kërkojmë.
Shfaqa edhe këtë mendim: Gjermanoperëndimorët po tregojnë njëfarë afrimi me ne, sepse në këtë mes ka edhe çështje politike me interes të përgjithshëm. Për Shqipërinë s’është e interesuar vetëm Gjermania Federale, por tërë NATO-ja, e cila na quan “të mjeruar”, na qan hallin se “kemi mbetur në mes të rrugëve”, se ekonomia jonë “është përtokë”. etj., etj. Tani ata, me sa duket gjykojnë kështu: “Do ta lëmë Shqipërinë ta marrë rusi, i cili po futet në Jugosllavi me kredinë prej 7 miliardë rublash që i dha? Atëherë, në qoftë se ne (domethënë vendet e NATO-s), Shqipërisë, e cila me kushtetutë ndalon marrjen e kredive, nuk i plotësojmë disa kërkesa, favorizojmë një rrezik për interesat tanë (të tyre). Prandaj Gjermania Perëndimore me siguri ka biseduar me aleatët e saj në NATO dhe ata i kanë thënë ta shikoje këtë çështje deri ku i intereson asaj, ashtu siç bëri rusi që u dha direktivë satelitëve të vet që ta zbusin qëndrimin e të flasin mirë për Shqipërinë.
Paraprakisht mendoj të mbajmë akoma heshtje ndaj sugjerimeve të ambasadorit gjerman, të përgatitemi mirë për bisedimet e ardhshme dhe ta mbajmë rrugën të hapët. Njëkohësisht të mendojmë edhe për gjithçka do ndodhë pasi të vendosen marrëdhëniet diplomatike midis vendeve tona dhe të vijë këtu ambasada gjermane me njerëzit, spiunët e gazetarët e saj.
28 QERSHOR 1983
PËRGJIGJE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË NË LIDHJE ME VENDOSJEN E LIDHJEVE DIPLOMATIKE ME VENDIN TONË
Shënime
Biseda jonë zhvilluar më parë në mes ambasadorëve tanë dhe ambasadorëve të Bonit në Vjenë. Ne kemi paraqitur pikëpamjet tona për dëshirën e vendosjes së lidhjeve diplomatike, po duke shikuar në të njëjtën kohë edhe problemin e dëmshpërblimeve.
Gjermanët na thanë në mënyrë të thatë se nuk pranojnë asnjë diskutim për dëmet e luftës. Për këtë na u përgjigjën “gjermançe”, po edhe ne u dhamë përgjigje “shqiptarçe”. Dhe kjo punë mbeti në heshtje.
Ndërkohë Ansambli ynë i Këngëve dhe i Valleve Popullore shkoi për një turne në Republikën Federale të Gjermanisë dhe pati shumë sukses. Ne bëjmë me gjermanët edhe shkëmbime tregtare.
Në maj-qershor ambasadori ynë në Vjenë u ftua për darkë nga ambasadori i Bonit. Yni u përgatit dhe shkoi. Ky takim vazhdoi 2 orë.
Ambasadori i Bonit i dorëzoi ambasadorit shqiptar një promemorie, i bëri dhe një muhabet të zgjatur.
Gjermanoperëndimorët duan të lidhin marrëdhënie diplomatike pa kushte nga të dyja anët. Ambasadori i Bonit kërkon që qeveria jonë t’i jepte përgjigje notës së tyre të marsit 1982.
Ambasadori ynë i dha pikëpamjen tonë të njohur, duke u treguar më elastik.
Edhe gjermani po atë gjë bëri, i paraqiti ato “si mendime të tij personale”.
Gjermani tha se përgjigjja e tyre gjoja ishte keqkuptuar nga ne. Formulimit “konciz” që bënë, që “të mos krijonte ndonjë precedencë për problemin e dëmshpërblimeve, pse ekziston marrëveshja e Londrës etj., yni i dha përgjigjen e duhur.
Gjermani në bisedën me gojë që bëri me tonin, i tha këtij se “Boni u ka dhënë pensione çifutëve austriakë, izraelitë etj. Me fjalë të tjera, ai la të kuptonim se për këto çështje mund të bisedohet, pasi të jenë lidhur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.
Këtu ka dy gjëra:
- Është gjermani që erdhi te ne pse radhën e kishte yni të shkonte tek ai.
- Ai foli për “pensionet”. Kjo do të thotë se diçka po lëviz nga ana e gjermanëve dhe çdo gjë që mund të bëjnë ata është e shtyrë nga koniunktura politike.
Ne menjëherë mund të mos u përgjigjemi për t’u lënë gjermanëve të kuptojnë se nuk na dhanë ç’na detyrojnë, se ne bëjmë edhe pa pasur marrëdhënie diplomatike me Bonin.
E PREMTE,
4 MAJ 1984
NË BISEDIMET ME GJERMANOPERËNDIMORËT DO TË ECIM PËRPARA NË MBROJTJE TË INTERSAVE TANË KOMBËTARË
Ramizi na informoi sot për bisedimet që bëri në Bon me zyrtarët Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Sofokli Lazri lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.
Me sa tha Ramizi, ato kanë shkuar mirë. Gjermanëve iu paraqit me hollësi qëndrimi ynë për këtë çështje, duke e lidhur me pagimin e dëmshpërblimeve. Gjermanët, gjithashtu, kanë paraqitur qëndrimin e tyre. Këta vazhdojnë të ngulin këmbë për të mos paguar dëmshpërblime nën pretekstin se nuk i kanë dhënë asnjë vendi tjetër, gjë që s’është e vërtetë. Por gjatë bisedimeve kanë folur për disa “lehtësi ekonomike” që zbatojnë ata në marrëdhëniet me disa vende e që mund të zbatojnë edhe me ne me qëllime favorizimi.
Në fund të bisedimeve, që në përgjithësi kanë qenë korrekte dhe nga ana e gjermanoperëndimorëve është treguar vëmendje për të dëgjuar pikëpamjen tonë, ata kanë sugjeruar që takimet të vazhdojnë ku të duam e si të duam ne. Bile një sekretar shteti që priti Sofon, kishte sugjeruar të nënshkruhej komunikata për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe në të njëjtën kohë edhe një protokoll ku të thuhej se “pala shqiptare do të vazhdojë ta shtrojë çështjen e pagimit të dëmshpërblimeve, kurse pala gjermane do të vazhdojë të paraqesë qëndrimin e vet për këtë çështje”. Me sa duket, nga gjermanët ka njëfarë gatishmërie për t’u marrëvesh dhe çështja e dëmshpërblimeve të kalohet në ndonjë lëshim ekonomik nga ana e tyre.
Gjatë bisedimeve gjermanët janë interesuar edhe për çështjen e Kosovës, për çështjen e arit tonë të mbajtur nga anglezët dhe për dëshirën që kanë amerikanët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ne. Për të gjitha këto çështje kanë marrë përgjigjen e nevojshme mbi qëndrimin tonë.
Bën përshtypje fakti që të gjithë këta hapa bëhen në një kohë e nga shumë drejtime. Kjo tregon se fuqitë kapitaliste perëndimore kanë diskutuar me njëra-tjetrën për problemet e pazgjidhura me ne, se janë të interesuara që Anglia, Republika Federale e Gjermanisë, bile edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë në Shqipëri përfaqësuesit e tyre diplomatikë, gazetarë e tregtarë për të pasur, si të thuash, edhe ata një gozhdë në vendin tonë.
U thashë shokëve që të studiojmë qëndrimin e gjermanëve si dhe propozimet që bëjnë ata në mënyrë të tërthortë, pastaj të vazhdojmë bisedimet, ashtu sikurse kanë propozuar ata vetë. Në këtë çështje gjermanët do të vazhdojnë të bëjnë presione e të paraqesin kërkesa, kurse ne do të ngulim këmbë në qëndrimin tonë dhe do të ecim përpara ne mbrojtje të interesave tanë kombëtarë.
(Vijon)

Ja e moret vesh se kush ia mbylli deren edhe nje here fuqive kapitaliste perendimore.
T’i fusi edhe Beni nje bejte me titull “Enver s’mbete njeriu pa ia dhjerë”.
Vazhdon perralla edhe ne shekullin XXI.
Kush e grabiti e ku shkuan qindra ton ar e zbuloni kur te prekni librin : Receta pa komb”. E lexova pais pashe pashe kete ne TV:
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=fZ0_r4qZR64&feature=share
Ari,ari,ari 40 vjet degjuam historine e arit ne Londer.
Ceshteshteterore,OKB,Gjykata Hages…
Po ku perfundoi ari qe mbahej ne Londer???
Ja,me kete ceshtje merruni ju gazetaret e Dites,Dergoni Mira Kazanin ta zgjidhi.
E vuadhe.
E vuadhe Sali Berisha dhe pa u ndjere fare,,E dergoi ne Malajzi.
Pse nuk i shtohet kjo dosjes Sali Berishes?
Ku shkoi Ari i Shqiperise?
Merruni me 167kg ar te numuruar,,te proceduar,te dokumentuar te Ahmet Zogut,,
Po 160 ton te Ilir Metes?
\Sa tonelata depozitoi enver hoxha ne Zvicer?
Pse zihen per flokesh nuset e djemve te enverit?Per lapsat e stilolapsat e Enverit?
Ahmet Zogu ehste themeluesi i Korrupsionit Shteteror dhe abuzimit me pushtetin ne historine e Shqipersie se varfer.
Ahmet bej Zogolli nuk procedohet nga historia thjesht se mori 186 kg. shufra floriri nga BK, por per 20 vjet ne ne postet me te larta te pushteti ne Shqiperi 250.000- 300.000 sterlina ar”
Ja se cfare deshmon Eqrem bej Vlora ne kujtimet e tij: Zogu m’u drejtua me nje këshille te urte:
“Ju, me siguri e dini fjalën e urtë turke që thotë: “Në Turqi ruaj kokën, në Rumani gruan dhe në Shqipëri pasurinë!” Këtu nuk bëhet fjalë se çfarë duhet apo mundet të ndryshojë nesër; këtu lipsen siguruar sa më shpejt paratë që mund t’i humbësh shumë shpejt dhe pastaj të presësh se çfarë të sjell e ardhmja”. Dhe ai kishte plotësisht të drejtë me këtë parim, të cilin e ndoqi me këmbëngulje gjatë tërë kohës së qeverisjes së tij në Shqipëri. Kur ai u detyrua të ikte nga marshimi i trupave të Musolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetëm që largohej nga vendi me bindjen disi ngushëlluese, se po ikte pasi kishte ssiguruar ne bankat me te medha te Europes dhe SHBA-se një thesar tingëllues prej
250.000 apo 300.000 sterlina ar”
Ja edhe pjesa e dyte e”Ditarit sekret te Enver Hoxhes”dolli ne dritee!;Po mendimi ,shenimi,shkrimi , komenti, opinioni im per pjesen e pqre akoma s’po duket! Cilin te kete cenuar ai shenim aq i shkurter sa mezi dallohej ne morine e komentusve te”perhesrshem ”qe shkruajne me gjate se shkrimi kryesor?Cili redaktor, korrektor ,censor e “or ”te tjere me radhe e ka pare “me vend”te mos i ”jap drite”ketij shenimi qe nuk kercenon askend ,vecse vlereson figuren e Enverr Hoxhes ,si burrshteti me njohje kombetare e nderkombetare!A nuk ishte per kete edhe shkrimi kryesor i “Dites”? Jo me larg se para disa ditesh ne nji shenim te saj gazetaiDita ftonte lexusit e saj per ti shkruar redaksise se saj apo edhe kryeredaktorit per probleme te ndryshme qe u dalin atyre ne marredhenie me te dhe ja problemi i censurimit te nji “shenimi”nga nji lexus i oreve te para te kesaj gazete!Kush te jete prekur valle nga ato pak fjale t e thena me shume ciltersi per Enver Hoxhen?
Tani ne e morem vesh qe 16 tetori eshte ditelindja e Enver Hoxhes.Kush ka deshire le te coje lule ne varrin e tij.Kjo eshte demokracia.Tolerance,bashkejetese ne paqe .Exeset nuk jane te mira per ne qe kemi mbetur nje grusht komb.
Vini re ,Shqiperia” qender e interesimit te politikes BOTERORE”,nje ENVER kryeinjorant mes nje populli te vogel me percarie te tmershme fetare,ideologjike,me nje ekonomi ne vend te parafundit ne bote.Pushti ENVER e dinte mire se hapia me boten brenda 24oreve e fluturonte drejt gjykimit per krime
Ju mund te thoni cka te doni por nje gje esht e sigurt qe nuk dote linde dikush tjeter ne Shqiperi qe i mbronte Shqipetaret sikur Enveri,ai vdiq dhe u varos me kenge,nuk ju la Borxhe dhe tani dote vdisni nga urija,dhe nuk guxoni ti lini vajzat vete ne shtepi se jua vjedhin cfare shteti e quani kete shtet.,Te jetojsh me Borxhe.
O Igor, o kokeloqe, nga vjen ti? E ke jetuar urine e Shqiperise ne vitet e rregjimit te Enverit? A je ngritur ti apo yt ate ndonje here ne oren 2 te mengjezit per te blere nje shishe qumesht? Atehere po desh vdiqem nga uria, po nuk hapnim dot edhe gojen se na spiunonte komshiu, shoku i punes, apo ndonje here edhe vellai se kishte hallet e veta. Ik or mbushuni e pirdhuni ju trushpelaret qe keni mnetur gjalle akoma. E c’rendesi ishte gruaja e peshores motra e Enver Karit apo jo? Enveri nuk behet dot burre me i mire edhe po te mos qe motra e tij ajo plaka (qe duhet thene i ngjante shume, po c’rendesi ka, kush po e ve doren ne zjarr) dhe sidomos Enver Bastardi nuk behet dot me i keq se ç’ishte edhe po te qe ajo plaka motra e tij. Mender na plasi bytha.
P.S. E or taj, jo une nuk jam demo. Une perpiqem te mbetem objektive deri ne fund. Shyqyr trurin e kam akoma ne vend e nuk me eshte bere as kake, as lule laker e as pordhe nga traplleqet e Enver Bastardit. Perpar per fitorje te reja me gisht ne bithe.
Igor! Pyetja juaj:Cfare shteti e quani kete shtet?Eshte nje pyetje qe behet kudo ne bote nga popujt qe nga amerika,angli,europe azi ,afrike e kudo.Me nje fjale ,sipas njerezve te ditur sot ,duhet reformim i kapitalizmit.Nuk eshte vendi te spiegoj.Nuk ka lidhje me revolucion,haroje kete term.
Z.Igor!E perdor si avantazh te enverit punen e borxheve..
Enveri si njeri,(jo si shtet) ka qene borxhliu me i madh qe njihte rinia asaj kohe,.Madhje shoket e shkolles dhe Gjirokastritet qe e njihnin,sa afrohej Enveri largoheshin ,se mos u kerkonte borxh.Nuk kerkonte vetem para,por edhe rroba,kepuce,vend per fjetje,dreka qyl,,bile gjyshi im kur tallej ne Burrel me Ibrahim bej Bicakun,i thoshte,,L-Po mire mor Ibrahim bej,,po ai Enveri qe vishte brekt e tuja,,si te futi ne burg?
Tani ky njeri qe gjithe jeten e beri faqen bythe,,papritmas ndryshoi.Kur u be mbret i shtetit,,e preu zanatin e borxhliut.Ne emer te shtetit i preu borxhet,dhe e nxorri me faqe te bardhe Shqiperine!!!!!!
Ooouuu Fjala e urte thote:Kush eshte mesuar,s`rri pushuar..Per kete pjesen e dyte duhet shkruar nje roman.
Demo cari . Kush t’i ka thene keto broçkulla more hajvan , qe nuk le diskutim pa futur hundet e tua te qelbura , injorant , qe çoç te duket vetja e kerkon te japesh mendim kudo e per çdo gje . Ike thyej qafen , se kur shof shkrimet e tua , me vjen per te dhjere .
Enver Hoxha ishte satan.Ai pushkatoi kunatin dhe e la motren e tij te ngordhte nga te ftohit me nje peshore ne sheshin skenderbej,vetem qe ti tregonte popullit qe une jam mbret ketu,Shqiperia eshte prona ime.
Perfundimisht, na çate menderen!
Mali katunari. Po kush te ka thene ty mor kaqol qe Enveri la motren pa perkujdesje.
Motra e tij ishte zonje dhe ashtu mbeti derisa vdiq me 1968. Ajo ish e veshur ne te zeza qe prej dites qe mbeti e ve. Me shami te zeze te lidhur ne kone sic i mbajne plakat gjirokastrite.
Ajo gruaja e peshores, grua tiranase e veshur me bojna e me shami te bardhe ne koke te lidhur sic i mbajne grate tiranase.
E kupton o kokloqe, Fahrije Hoxha – Omari ka vdekur me 1968. Ajo gruaja me peshore ka qene deri vone nga fundi i viteve 80
Demo ,te rekomandoj te lexosh librin e Neriman Hoxha,motra e vogel e Enver Hoxhes me titull”Duke i kujtuar me dridhet zemra”.botuar me 2014.Kur te mbarosh leximin flasim..Une ketu jam.
Po jo more mali , ishin llafe pazari , s’eshte e vertete qe gruaja e peshores (te cilen e kam para syve dhe nuk e haroj fizionomine e saj) , ishte e motra e Enverit . Si duket je shume i ri dhe merresh me thashetheme , nuk e ke njohur gruan e peshores . Te ka sqaruar shume mire komentuesi me siper , Farie Omari , ka jetuar deri ne vdekje , ne familjen e Enverit .
Me interes po lexoj kete ditar dikur „sekret“ te Enver Hoxhes, qe me bind akoma me shume per nje diplomaci te dobet, te ceket, pa vizion per te mos thene provinciale, duke mos e pare problemin mbi nje horizont te gjere dhe konjuktural per kohen ku luheshin keto akte „diplomatike“ nga ana e Hoxhes dhe politkes shqiptare.
Thirra per konsultime sekretaret e KQ dhe shokun Hekuran Isai, shkruan Enver Hoxha!!!
Se c`mund te konsultohej me lale Hekrin per ceshtjet gjermane vetem Hoxha e dinte. Anashkalohej fare hapur Ministria e Jashtme me minister Malilen a kush ka qene ne ate kohe si minister dhe si strukture e specializuar per keto pune. Po me sa duket dhe atje ekzistonin provincialet dhe jo mendimi dhe diplomacia plot finese qe mund te vihej ne shfrytezim nga pala jone ne bisedat me gjermanet, te cilet me siguri do te kishin marre vendime vetem pozitive per Shqiperine per vete faktin qe politikanet gjermane nuk ja kane patur me hile ndonje shteti dhe qe as nuk mund te besoj se do t`ia kishin me hile dhe Shqiperise, por dhe per konjukturat e asaj kohe.
Mos harrohej se Gjermania ka patur dhe ka nje fond miliarda DM dhe Eurosh qe u jep vendeve ne zhvillim perfshi ketu dhe Kinen!!!!
Por kjo si duket nuk eshte ditur nga pala jone.
Po si ishte periudha politike ne ate kohe ne Gjermani dhe Europe?
Ne vitin 1982 qeveriste akoma Kancelari socialdemokrat Helmuth Schmidt i cili takohej pa teklif me Titon dhe Brezhnjevin, por me Carterin nuk e lidhte asnje fare muhabeti.
Pra sic dukeshin bathet me „komunistet“ gjermanet ishin me te hapur se me amerikanet.
Erdhi fundi i vitit 1982 dhe Schmid u rrezua dhe ne pushtet erdhi kancelari i CDU Helmuth Kohl kete radhe me i hapur me amerikanet se ish-kancelari Schmidt, por ama politka e jashtme nuk pati ndryshim.
Ne Poloni kishin filluar trazirat e Solidarnosh-it ndaj qeverisjes komuniste polake.
Leonid Brezhnjev dergjej ne shtratin e vdekjes, duke lene pas tij te njohurin mire te Enver Hoxhes, Juri Andropov po dhe ai i semure.
Tito kishte vdekur dy vjet me pare, oraganizata e KNER-it kishte hyre ne lekundje serioze, ndersa Gjermania nuk kishte ku te conte DM.
Por ama rreziku berthamor kishte shkuar ne nivele te frikshme. Shperthimi atomik ishte aq prane qe do te bente qe Gjermanite te ishin kthyer ne shkrumb e hi berthamor.
DDR ishte shfrytezuar ne maksimum nga BS duke eksportuar mallra te nje cilesie te larte ne tregjet perendimore, por pjesen e luanit e merrte BS dhe vendet e tjera te bllokut socialist.
Si BRD dhe DDR kerkonin nje afrim, po kush i linte?
As USA por as BS nuk e shihte me sy te mire cdo qendrim qe conte ne afrim te atyre vendeve.
E kush kishte nje nje nuhatje politke te kesaj natyre ne ate kohe?
Askush, pale me po te flitet per Hekuran Isain a ndonje tjeter. As ambasodoret nuk ishin ne ato nivele dhe nuk ishte cudi qe ta kthenin „shqiptarce“ me injorancen e tyre, sic thote Enver Hoxha ne kete ditar, a thua se kishte nevoje Gjermania per ne dhe jo ne per ata, kur pas kredive kineze vendi po hante rezervat e veta.
Perse per kredite kineze shkelej Kushtetuta ndersa per kredite gjermane nuk shkelej?
A i shkonte kjo ndermend njehere Enver Hoxhes, Ramiz Alise se per lale Hekrin e kam te veshtire te sjelle nje pergjigje?
Pra qe eshte ndjekur nje vije diplomatike me provinciale nga Peqini dhe Kavaja kete nuk e ve ne dyshim, kur ne ate kohe cdo shtet hidhte syte nga Gjermania per te marre nje cope nga torta gjermane duke i dhene vete DDR „kundershtarit“ te saj cekun 1 mld DM vete antikomunisti me fame Franz Jozef Strauss nga bankat bavareze!
Kohe te shkuara por nje fakt del me keqardhje ne drite: ditar i nje politikani pa vizion.
klojsi
nuk e kam lexuar fare këtë bërrllogun e xhotës!vetëm disa komente!
kjo që ke kapur”Thirra per konsultime sekretaret e KQ dhe shokun Hekuran Isai,”më pëlqen shumë!!
pra “kishte marrë dhe mendimin e hekrit”??
e fortë,pikërisht një dipllomaci e nivelit të jashtëzakonshëm!!
xhota më duket se do ti nxjerrë fundin enverit!!
U bir mo mali, cte te qaj me pare.
Je i pari mbas 30 vjteve shpifjeje e trillimeve, bile ja kalove dhe fevzo tullacit dhe vasfi barutit e kastriot dervishmyftarit o derezi.
Ti qenke me i forti nga te gjithe.
Ti na zbulove motren e vogel deri tani te panjohur te ENVERIT.
Aferim mali, i modh je, i modhe po fare aman.
Hahaha. E kerkova ne internet kete Nerimanin.
https://www.radiandradi.com/duke-i-kujtuar-me-dridhet-zemra-neriman-hoxha-fragment/.
Tamam e vesh si e vujtme ne 1961. Shif foton o mal trupeshku, sa e vujtme, e pahongur, e raskapitur, e paveshur. Tamam si ne Auschwitz.
Ajo thote jam vajza e Vehip Hoxhes.
Ti mal anali i fabetit thua eshte vajze e Halil Hoxhes.
Hahaha cfare kricash ka kjo bote.
Po nanen e baben tat e njeh ti mal tru pjerdhi?
Demo me qenese me quan katunar.E di ti qe femijet si fshat te klases se peste zbrisnin 2 ore e gjysem nga fshati malor ne qytet me kembe me ato torba ala ushtarake qe lidhen me gjalme per te blere 2 pllaka me buke dhe ktheheshin ne fshat.?Le te dale nje fshatar e te me thote genjen.Ky ishte fshati i Enver Hoxhes.Po te duash kam edhe” xhevaire” te tjera.
mali te respektoj per opinionin,,nicku im eshte demo,nuk kam te bej me Demo,qytetari me objektiv.
demo mavria .ate e di gjithe tirana jo vetem une.
QYFYRE
….çështja e arit që iu grabit Shqipërisë nga Enver Hoxha , qe pastaj e depozitoi ne bankat e Zvicrres dhe Iliri shkon here mbas here ne Zvicer.
Ha,ha,ha.
Kuje me ulurimë o Enver , për ty dhe për Shqiperinë me në krye ty .
Si e katandise veten o mavri, kërkon mënd nga Hekuran Isai si të veprosh me gjermanët ; zaten gjithë Byroja plot Hekuranë ishte, merr rrypa e vur në krye , mungesë respekti e besimi ndaj komunistëve dhe popullit, ofendim , shpërfillje , arrogancë ndaj tyre , populli bëhej më i kulturuar , udhëheqja bëhej më injorante .
Zaten edhe vetë Enveri ishte një Hekër , një Simon apo një Pal , në llojin e vetë !
Njëri dje, në komentin e tij , ishte absolutisht I bindur se , Enveri ishte I vetëmi në Glob që parashikoi bashkimin e dy gjermanive . Fjalën absolutisht e perdorte pa të keq, si bukë e djathë . Zaten , se kemi midis nesh shumë hajvanë të tillë , prandajë jetojnë gjatë në krye , Enveret , Salitë , Edvinet …..
PS
Në vitin 1953 Beria , anetari e Byrosë Politike të BRSS, kërkoi bashkimin e dy gjermanive , s’ka gjë se Lindorja s’do jetë socialiste, bollë që Gjermania të jetë demokratike.
Këto janë materiale të hapura në internet….
Shani ENVERIN o te mjere.
Shikoni se JU KANE SHIT inclusive ne PPP per 1 eur.
Skllever moderne.
Enveri po ben 40 vjet i vdekur. Aq vite sa dhe “sundoi si diktator”.
Po dicke la pase. Te pakten hidrocentrale dhe arsim 8 vjecar te detyrueshem.
Asgje smorri me vete, bile as shtepine ku jetoi su a la femijve.
Ah cqesh ahmetaj e monaleshi e kastrati apo mania argita e armina zenushit me ate shtepine e Enverit.
Aty te ngordhni nga covidi, nga mungesa e energjise, nga buka e mykur qe e paguani sa frengu pulen, nga te ftohtit, nga ushqimet dhe ilacet fallco, nga ajri i ndotur, nga sherbimi i dobet mjekesor dhe morali i ulet i mjekeve dhe gjygjtareve hajdute, nga plumbi i hasmit apo per aresye te pronave, nga ndonje plump qorr nga dora e krimineleve dhe drogaxhinjve, nga sida e sifilizi i putanave qe kane mbushur rruget e qyteteve.
E pastaj te kishit mall e te deshironit te kishit jetuar ne Saver te Lushnjes te vitit 1961 si ajo Nerimani ne foto.
LAVDI VEPRES SE NDRITUR TE ENVER HOXHES!
LAVDI ATIJ BURRI QE BERI SHTET SHQIPETAR DHE I BERI SHQIPETARET POPULL TE BARABARTE ME TE TJERET NE KONTINENTIN EUROPIAN!
LAVDI ENVER HOXHES, ATIJ PATRIOTI TE MADH SHQIPETAR!
Kujdes covidin se do veni per lesh.
Do paguani tiren dhe prape se prape do i thoni tires: ” te henksha m… moj tire me bjere nje cike uje se mu tha buza”
BOLE FANATIKE:
Enveri ishte patriot vetem i pushtetit personal, per interesat e tij personale ne fillim ja shiti Vatanin Titos dhe Jugosllavise, pastaj u kujtua per Stalinin dhe Bashkimin Sovjetik dhe ne fund perfundoi tek Kina Komuniste e Maos deris kur mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe falimntoi ekonomine me tollona dhe bunkere dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori, kur do hani pyka llogjike ju BOLET fanatike te Enverit qe ushqeheni me mitollogjine e Xhevdet Shehut per arin qe grabiti Anglia kur per arin qe Enveri u grabiti tregetareve shqyptare nuk flitet fare as nga media enveriste dhe as nga politika as per arin qe grabiti Ramizi me familjen Hoxha duke e depozituar ne Zvicer hajni mafioze qe ka folur edhe media nderkombetare? He mo bole qe i kendon elegji Enverit si Xhevdeti kush e ka grabitur realisht arin e Shqypnise?
NE VITET 80 -TE BORXHI QE ENVERI I KISHTE KINES ISHTE MBI 1 MILIARD DOLLARE
Borxhe Shqypnia e Enverit i kishte edhe shteteve te tjera qe po te maten sot kapin shifrat disa dhjetra miliarde dollare dhe per disa uzina dhe fabrika rezili qe prodhonin me shume humbje se te ardhura ne shtet sic shkruante Mehmet Shehu per Kombinatin metalurgjik ne Elbasan para se Enveri ta vriste si qen ne gjumin e nates,
prandaj:
HA HA HA! CFARE KOMEDIE!
Enveri ka dashur te lidhet me Gjermanine dhe Angline kur kishte hyre ne Dimrin e Vetmise se Madhe vetem debilat mund ta besojne nje propagande mashtrimi te tille
Besoj gazeta DITA ta publikoje kete replike me etike te larte qytetare qe shqyptaret te mos i beje propaganda enveriste si nje fis prej Afrke ZULU dhe Bota te mos i tregoje me gisht si majmune xhungle me bisht fanatizmi
Per komentusit pro dhe kunder Enverit.Cdo e keqe ka te mirat e veta dhe co e mir ka te keqiat e veta .Diktaturat te majta apo te djathta jane DIKTATURA. Ne emer te ligjit ,shprehur me zbukurim, kane regull dhe disipline e thene popullorce nenshtrim e skllaverim Diktaturate majta jane me ekstreme nga te djathtat sepse te xhveshin nga cdo lloj prone,je teresisht i mvarur nga shteti diktatorial .Diktaturat e djathta lejojne pronen private ne nje fare menyre ke pamvaresi ekonomike.Diktatori Hoxha akoma me keq kishte psikologji kriminale,vrau kunatin ,vrau nipin e BABA Cenit i cili ishte kujdesur me gjithshka per ANENE kur babai i Enverit ishte ne amerik,vrau bashkeluftetaret me te ngushte.Ne fund do thosha KURRE nuk ndrohet LIRIA Enveri do qendroje pergjithmon ne histori si nje nga kriminelet me te eger ne historin boterore
Kunji trapi, Abaz Omar ballisti ish moshatar me Enverin.
Si ta ha mendja ty u kujdes ai per anene? Jo qe skish pune fare.
Se qe ta marresh vesh ti kunjo, Baba Cent kish 7 vajza. Te gjitha te martuara, e ne shtepi te burrit. Nuk kishin pune më ato me oxhakun Hoxhat. Venin misafire dhe aq. Ashtu ishin koherat dhe tradita. Edhe per aresye te ditura e te sterditura ishte e pamundur te shikoeshin shpesh kur jetonin ne qytete te ndryshme te Shqiperise .
Abazi eshte rritur ne Fier o kunjo.
I ke marr vesh gabim.
Na dolen te gjithe biografë te Enverit. Sic duket ka vdek vasfiu ose i osht lag baruti.
Edhe kunati Bahri Omari dhe djali kushurires Abazi po i omarateve u denuan si koolaboratore te nazi-fashizmit nga gjykata, sic u be ne cdo vend tjeter te Europes perendimore.
Shko terhiq nje vize nese ke leke e mos u merr me historira
Na mbyte injorantet.
Kete beri gabim Enveri. Qe sla katnar e poture cjerre pa e bo me shkolle e na cajne derrasat ketu.
Ore ti loqja objektive sa mire i ditke e me sa hollesi te gjitha te hyrat e te dalat e familjes se Enver bastardit. Po nuk ditke faktin me te shkelqyer te asaj familje, qe aneja meqe as me Baba Cenon as me Xhaxha Halilin nuk po pillte dot djem, shkoi e ia dha bimbashit dhe doli Enver Bastardi qe “babit” i thoshte xhaxha dhe xhaxhait i thoshte “baba”. E ik e pirdhu mos abuzo me nofken time. Idiot.
Kunji trapi:
Abaz Omar ballisti ish moshatar me Enverin.
Si ta ha mendja ty u kujdes ai per angenehmsten? Jo qe skish pune fare.
in
Se qe ta marresh vesh ti kunjo, Baba Ceni kish 7 vajza. Te gjitha te martuara, e ne shtepi te burrit. Nuk kishin pune më ato me oxhakun Hoxhat. Venin misafire dhe aq. Ashtu ishin koherat dhe tradita. Edhe per aresye te ditura e te sterditura ishte e pamundur te shikohe0shin shpesh kur jetonin ne qytete te ndryshme te Shqiperise .
Abazi eshte rritur ne Fier o kunjo.
I ke marr vesh gabim.
Na dolen te gjithe biografë te Enverit. Sic duket ka vdek vasfiu ose i osht lag baruti.
Edhe kunati Bahri Omari dhe djali kushurires Abazi po i omarateve u denuan si koolaboratore te nazi-fashizmit nga gjykata, sic u be ne cdo vend tjeter te Europes perendimore.
Shko terhiq nje vize nese ke leke e mos u merr me historira
Na mbyte injorantet.
Kete beri gabim Enveri. Qe sla katnar e poture cjerre pa e bo me shkolle e na cajne derrasat ketu.
Kunji trapi:
Abaz Omar ballisti ish moshatar me Enverin.
Si ta ha mendja ty qe mbeti ai te kujdes per Anene? Ja qe skish pune fare.
Se qe ta marresh vesh ti kunjo, Baba Ceni kish 7 vajza, te gjitha (pervec te vogles, Bales) me te medha ne moshe se Enveri, qe mbeti dhe djali i vetem i familjes Hoxha, mbas vdekjes se te vellait. Te gjitha te martuara, e ne shtepi te burrit. Nuk kishin pune më ato me oxhakun Hoxhat. Venin misafire dhe aq. Ashtu ishin koherat dhe tradita. Edhe per aresye te ditura e te sterditura ishte e pamundur te shikoheshin shpesh kur jetonin ne qytete te ndryshme te Shqiperise .
Abazi eshte rritur ne Fier o kunjo.
I ke marr vesh gabim.
Na dolen te gjithe biografë te Enverit. Sic duket ka vdek vasfiu ose i osht lag baruti.
Lexo e kendo librat e Enverit (OnLine -forme digitale) )ku pervec te tjerave ka shkruar dhe treguar VETE (kete e ” zbuluan” me tamtam te madh gjithe pinjollet balliste mbas 90, hahaha, “EUREKA”) se si morri burse studimi per ne universitet ne France, por jo per degen e deshiruar nga ai vete, si nuk arriti te mbaroje studimet ne France, problemet dhe veshtiresite per tu emeruar Prof. ne liceun e Korces:
Vite te vegjelise (1983)
http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/eh_vite_1.html
Vite te rinise (1988)
http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/eh_vite_1.html
http://ciml.250x.com/archive/hoxha.html
Edhe kunati Bahri Omari dhe djali kushurires Abazi po i omarateve u denuan si koolaboratore te nazi-fashizmit nga gjykata, sic u be ne cdo vend tjeter te Europes perendimore.
Shko terhiq nje vize nese ke leke e mos u merr me historira
Na mbyte injorantet.
Kete beri gabim Enveri. Qe sla katnar e poture cjerre pa e bo me shkolle e na cajne derrasat ketu.
Kunji trapi:
Abaz Omar ballisti ish moshatar me Enverin.
Si ta ha mendja ty qe mbeti ai te kujdes per Anene? Ja qe skish pune fare.
Se qe ta marresh vesh ti kunjo, Baba Ceni kish 7 vajza, te gjitha (pervec te vogles, Bales) me te medha ne moshe se Enveri, qe mbeti dhe djali i vetem i familjes Hoxha, mbas vdekjes se te vellait. Te gjitha te martuara, e ne shtepi te burrit. Nuk kishin pune më ato me oxhakun Hoxhat. Venin misafire dhe aq. Ashtu ishin koherat dhe tradita. Edhe per aresye te ditura e te sterditura ishte e pamundur te shikoheshin shpesh kur jetonin ne qytete te ndryshme te Shqiperise .
Abazi eshte rritur ne Fier o kunjo.
I ke marr vesh gabim.
Na dolen te gjithe biografë te Enverit. Sic duket ka vdek vasfiu ose i osht lag baruti.
Lexo e kendo librat e Enverit (OnLine -forme digitale) )ku pervec te tjerave ka shkruar dhe treguar VETE (kete e ” zbuluan” me tamtam te madh gjithe pinjollet balliste mbas 90, hahaha, “EUREKA”) se si morri burse studimi per ne universitet ne France, por jo per degen e deshiruar nga ai vete, si nuk arriti te mbaroje studimet ne France, problemet dhe veshtiresite per tu emeruar Prof. ne liceun e Korces:
Vite te vegjelise (1983)
http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/eh_vite_1.html
Vite te rinise (1988)
http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/eh_vite_1.html
http://ciml.250x.com/archive/hoxha.html
Edhe kunati Bahri Omari dhe djali kushurires Abazi po i omarateve u denuan si koolaboratore te nazi-fashizmit nga gjykata, sic u be ne cdo vend tjeter te Europes perendimore.
Shko terhiq nje vize nese ke leke e mos u merr me historira
Na mbyte injorantet.
Kete beri gabim Enveri. Qe sla katnar e poture cjerre pa e bo me shkolle e na cajne derrasat ketu.