Policia e Shtetit ka nisur operacione masive antidrogë në të gjithë vendin mbrëmjen e sotme
Në pranga ka rënë Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”. Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Flamur Avdyli është pronar i një hoteli në Gjermani, një hoteli në Shqipëri dhe disa bizneseve të tjera.
Operacione masive anti-drogë po zhvillohen aktualisht edhe në Vlorë, Durrës e Sarandë.
v.l/ Dita

Ne nje lajm tjeter te transmetuar sot me dt 22 tetor, u tha se ky person u lirua (?). Te jete e vertete valle? Nuk eshte cudi, pasi ne kete vend cdo gje ndodh, dhe kjo nuk eshte hera e pare. Ne se rezulton e tille, jemi bere perfundimisht gazi i botes!
Me siguri qe “nuk ka paguar taksat”. Kur ti paguaje do lirohet .Ku i paguan ?! E di “partia” e di shteti , e c`tu them me shume une i shkrreti ..?!