“Ditë e natë në terren prej 7 muajsh”, Manastirliu bën apel qytetarëve që të ndihmojnë ekipet e epidemiologëve duke respektuar rregullat

time

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë teksa i ka shprehur vlerësime për punën 7 mujore ekipeve të epidemiologëve, theksoi se qytetarët duhet të respektojnë rregullat për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Manastirliu i kujtoi qytetarëve që të mbajnë maskë, e cila tashmë është e detyrueshme, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën.

Mesazhi i Manastirliut

Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat.  #Maskë #Distancë #Higjienë #RuajShëndetin

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *