Ditë kupash në Europë, në Itali përballen Juventus e Milan

redaktor

Një ditë kupash në disa nga vendet më të rëndësishme në futbollin Europian. Milan do të sfidojë fituesin e Kupës së Italisë, Juventus në orën 20:45 në stadiumin “Olimpico”.

Situata e të dy ekipeve është ndryshime, pasi ai torinez u shpall kampion i Italisë, ndërsa ai milanez duhet të fitojë kupën për tu kualifikuar në Europa League. Një finale tradite, pasi Juventus e ka fituar 10 herë këtë aktivitet, ndërsa Milan në 5 raste. Këtë takim pritet ta ndjekin rreth 70 mijë spektatorë.

Në Angli, Manchester United synon trofeun e vetëm për këtë sezon. Djajtë e Kuq do të sfidohen në orë 18:30 në “Wembely” nga Crystal Palace.

Në Gjermani, Bayern Munchen synon edhe kupën pas titullit në Bundesliga. Kundërshtari është Borussia Dortmund. Takimi do të nisë në orën 20:00 në Berlin. Në Francë është e njëjta situatë. Paris Saint Germain kërkon edhe trofeun tjetër kombëtar, pas kampionatit. Në finalen e orës 21:00 në “Stade de France” do të jetë Marseille.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *