Ditë protestash në Vlorë, tregtarë, shoferë e banorë

anazapta

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me protesta në qytetin e Vlorës. Një pjesë e banorëve në bregdetin e Orikumit dhe Radhimës kundërshtuan shembjen e lokaleve, kioskave apo banesave në bregdet, duke pretenduar shkelje të ligjit nga INUK dhe policia, kurse tregtarët e shumicës dhe shoferët kërkuan që të ndërtohet rruga që i çon në këtë treg dhe konkurrencë të ndershme.

 

Ndërtimet

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik në Vlorë ka rinisur dje aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Orikumit dhe Radhimës. Sipas INUK, paraprakisht janë kryer bisedime disa ditore me pronarët e objekteve që janë konstatuar pa leje, në mënyrë që t’u lihet kohë këtyre të fundit të marrin masa për të larguar bazën materiale nga objektet që do të prishen. INUK bën me dije se do të prishen molet abuzive dhe lokalet që janë ndërtuar pa leje në këtë zonë bregdetare. Aksioni ka nisur nga Orikumi, por dje policia dhe INUK u pritën me protesta nga banorët, ashtu si në Radhimë. Banorët pretendojnë se kanë dokumentacione dhe shembjet po kryhen selektive dhe në mënyrë të paligjshme. Ata kërkuan më shumë kohë për procedurat. Policia ndoqi nga afër aksionin e INUk dhe shmangu konfrontimet fizike. Priten bisedime të tjera për të zgjidhur këtë situatë.

 

Tregtarët e shoferët

Një tjetër protestë u zhvillua në mëngjes në qytetin e Vlorës. Rreth 100 tregtarë të shumicës së këtij qyteti kanë dalë në protestë para bashkisë, për të kërkuar restaurimin e rrugës që të çon te tregu i shumicës. Sipas tregtarëve gjendja e rrugës që të çon në treg është shumë e keqe dhe nevojitet ndërhyrje urgjente. Bëhet fjalë për rrugën që të çon për tek Unaza e Madhe. Kurse me financimin e Bankës Botërore është ndërtuar tregu i shumicës. Por infrastruktura pengon tregtarët në aktivitetin e tyre të përditshëm. Grupi i tregtarëve i paraqiti një kërkesë edhe nënkryetarit të bashkisë, ndërsa segmenti kërkon një fond prej rreth 5 milionë euro. Ndërkohë po mëngjesin e djeshëm, linja urbane e bashkisë së qytetit të Vlorës ka nisur një protestë me pretendimin se po konkurrohen në mënyrë të pandershme nga kompanitë private. Protestuesit deklarojnë se kompania private përdor linja të palicencuara urbani. Për rreth 4 orë u pezullua lëvizja e urbanëve në shenjë proteste, ndërsa u paralajmërua përshkallëzimi i protestave.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *