Ditë qershori në vitin 2029

anazapta

Japonezët nuk duan ta dijnë kush-me-kë përplaset për pushtet në vendin e shqipeve. Nuk dërgojnë vëzhgues, nuk kanë interesa, nuk paguhen nga qeveria shqiptare, nuk i njohin dy anët dhe vetvetiu nuk mbajnë asnjërën prej tyre. Megjithatë ata nuk lenë pa mbajtur shënim çfarë bën vaki mbi sheshet e kësaj bote.

U mrekullova nga një kampion i teknologjisë, që japonët duarartë po futin në treg në vitet që vijnë e që unë e hasa në një ekspozitë marramendese, në vizitën e shkurtër në Tokio, teksa erëra të nxehta elektorale fshikullojnë këto ditë në Shqipëri.

Ajo që pashë, ishte një ëndërr… Le të zgjohesh sa të duash, prapë në ëndërr mbetesh! Ishte një lloj makine kompiuterike me një stampë ku shkruhej Miyako Monozukuri … Kish edhe disa gërma e shënja të tjera, që nuk i shënova dot. Një mrekulli! Themi ne, që janë përpara gjermanët, kinezët, amerikanët, por në atë ekspozitë bëheshe qesharak ta zije në gojë këtë. Sapo u njoha me makinën, në tri ditët më pas, nuk iu ndava.

Ishte një aparaturë që merrte dhe përpunonte miliarda e miliarda të dhëna, emra, shënja… Interpretonte zhvillime, tendenca, rezultate dhe shpesh fuste koeficiente të papriturash dhe ja, mrekullia: të jepte në pëllëmbë të dorës historinë e botës dhe të shteteve të veçantë, deri në gjashtëmbëdhjetë vjet avancë! E pabesueshmja të dukej një bizhdile e papërfillshme. Të dukej se befas të jepej të shijoje të pamundurën. Këta japonët famëmëdhenj nuk të thërrisnin aty të testoje shpikjen… Jo-jo, ishe ti që testoheshe nëse mund ta mbaje peshën e ngjarjeve që vijnë, nëse e duroje dot, apo përfundoje i goditur, sikurse jam tani edhe unë, nga këto që po matem të rrëfej.

Nuk po ndalem, se cila aventurë më shpuri dhe si u gjenda atje. Më lejoni veç t’ju tregoj se ç’pashë. Natyrisht u përqëndrova te vendi që më interesonte dhe e gradova kërkimin në të gjashtëmbëdhjetin vit që këtej në terrenin tonë të 2029-ës. Pashë foto fantastike, njerëz që njoh, por këtë herë më të vjetër, dhe që unë vetë ndoshta atëherë do të kem mbyllur sytë e nuk do arrij t’i shoh ashtu. Ishte një si paradhënie, si biçim privilegji, që më bëri ajo aparaturë japoneze që rend e rend përpara në kohë. Pashë video lloj-lloj, pamje qytetesh, me ca ndryshime natyrisht, ura, rrugë të reja (bile edhe ndonjë inaugurim të tyre, herë herë). Pashë mbledhje të parlamentit. Më zuri syri dhe Fahri Balliun mes deputetëve. Më së fundi, Fahrikja! … Parlamenti mblidhej në atë ndërtesën që mblidhet sot, vetëm se e lyer ndryshe. Gazeta elektronike me tituj të mëdhenj të jepnin idenë e ndryshimeve.

Vetëm në majë të pushtetit nuk kish ndryshim. Qeverinë e kishte ende Partia Demokratike… Dhe aty nënvizohej se qëkur lideri i saj i atëhershëm vodhi votat më 2009, pushteti nuk qe lëshuar më, sado që vëzhguesit ndërkombëtarë në çdo katër vjet kishin vërejtur se zgjedhjet e mëpasme kishin bërë nga një hap më përpara. Tani kryetar i Partisë Demokratike qe bërë Kastriot Islami, zgjedhur me unanimitet. Dhe bile kish marrë edhe postin e kryeministrit, e që ditën e parë kish kërcënuar se rebelëve opozitarë do t’u thyente kafkat. Linte përshtypjen e një specialisti kafkash… Berisha ishte kryetar nderi tani, i plakur natyrisht… Nuk lëvizte shumë. Kur do të kalonte ai nëpër bulevard, trafiku ndalej dy ditë përpara, snajperët zinin vend mbi terracat e ministrive dhe në katër pesë vende, si rastësisht, shfaqeshin tanket. Përpara godinës së kryeministrisë ish ngritur një shtatore e lartë për të, dhe në ballë të piedestalit lexohej me gërma prej bronxi një e thënme lapidare e zonjës Topalli:

“PD është Sali Berisha! Ne themi Partia dhe nënkuptojmë Berisha! Ne themi Berisha dhe nënkuptojmë prapë Berisha! Ne nuk themi asgjë dhe nënkuptojmë po atë!” Një fotografi e madhe tregonte ditën e zbulimit të shtatores. Shiritin e priste vetë ai, shtatorja prej mishi, plaku Sali, i Berishajve. Jozefina kishte ngjyer leshrat. Ishte bërë ministre e mbrojtjes tani, dhe në kartvizitën e saj qe vizatuar një flakëhedhëse.

Kalova një sy mbi listën e ministrave të tjerë… I kulturës qe bërë Petrit Beci, i jashtëm Polloja, i brendshëm Artan Hoxha. Selami ish emëruar prefekt i qarkut të Elbasanit dhe rezidencën e kish kërkuar në Librazhd. Një video tregonte një manifestim të fuqishëm, ku një turmë kërkonte hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Në një gazette i kërkonin llogari mikut tim, Maks Velos, se si e qysh në këtë zhdukje, krehje dhe fshehje dokumentash, artisti i shquar Velo, me një mllef të pashuar kadarejan, ngulte këmbë që Arshi Pipa paskej qenë bashkëpunëtor i maskuar i diktaturës. Ca komentatorë Maksit këtë ia quanin pacipësi… Stessa spiaggia, stesso mare!…

Ishte viti 2029, qershor, stinë votash, si tani… Kryetari plak premtonte përsëri vizat me ShBA-të në prag të heqjes. Duhej bërë durim edhe katër vjet, përgjërohej ai. Këtë e thosh para mikrofonit, pa grumbuj me flamurë përpara. Nuk u vinin më njerëz nëpër sheshe. Çfarëdo koalicion të shfaqej në tribuna. Duhej mundim i madh t’i mblidhje.

 

Të gjitha gazetat e një dite jepnin lajmin se do të jepej kësti i tretë I shpërblimit të të përndjekurve, si edhe kësti i parë për të tëra përmbytjet që ndodhnin çdo vit, prej njëzet vjetësh. Fushata ish e ndezur. Ilir Meta me trupin e dhjamur, lëvizte me një karrocë me rrota. Ai ish kthyer përsëri në koalicion me demokratët. “Ju votoni, ne ju punësojmë!” ishte sllogani i ri i LSI-së. “Ramës jepini ujë në bisht të lugës!”, ulurinte kryelësëisti. Tërë kryesia e partisë besonte se këtë radhë posti në krye të ministrave, nuk do t’i shpëtonte nga dora Ilirit. Katërvjeçar pas katërvjeçari, Ed Rama kish rënë, ish ngritur, rënë prapë dhe pat ardhur përsëri në krye të PS-së, pasi kish mposhtur rivalët e herëpashershëm, Majkon, Malajn, Blushin. Këtë radhë i binte kryq e tërthor vendit, jo me një, por me tre autobuza mavi. Në një shpallje televizive ai premtonte me be dhe rrufe, se vota ishte e shenjtë! Dhe këtë radhë, këtë radhë, këtë radhë …ajo do të mbrohej si kurrë ndonjëherë! Në Rinas pat zbritur grupi i vëzhguesve, që kryesohej për herë të tretë nga një Grossruk. Jo nga ai i pari, as nga djali i tij, ishte i nipi tani. Për koincidencë, edhe nga Departmenti i Shtetit kishte ardhur, po ai, Jonathan Moore, që mbante po atë post dhe po ato syza. Tullac, këtë radhë. Binte në sy një deklaratë e tij në konferencën e shtypit: “I gjithë preokupimi që ka Shtëpia e Bardhë dhe Presidentja Çellsi Kllinton, është që të pranohet rezultati”. Një gazetar, Ad Thano, e pat pyetur: “edhe po të vidhen votat përsëri, paturpësisht, hapur?!!”. Zoti Moore i ish përgjigjur prerë: “ne, në Uashington, ku lëvron demokracia më e përparuar mbi glob, kemi mendimin top, se mospranimi I rezultatit është faj shumë më i rëndë se vjedhja e hapur e votave!”

Lart e poshtë Shqipërisë shihje ndryshime, por jo shumë të dukshme. Ja, ishte përshëmbull një degë e Universitetit Kristal, në Panaja, dhe dy universitete private në Bilisht. Nëpër tërë qytetet e vendit shihje fabrika çimentoje. Qe ngritur një kombinat zift-betoni për për nevoja të shtrimit të rrugëve, se rrugëndërtuesit shqiptarë merrnin porosi nga tërë Europa, falë kualitetit të tyre të mirënjohur që nga viti 2013. Në atë kombinat ishin punësuar rreth 300 vetë në tentativën e njëherenjëkohëshme për të punësuar 300 mijë të papunët. Shifra nuk qe mbushur, sadoqë qenë hapur fronte si agrodistileria gjigande e pijeve të forta, që mbante emrin e Fatos Nanos, dhe zgjerimi i poligonit “Ndrea Prendi”, më i madhi në Ballkan për përgatitjen e snajperëve. Qenë punësuar me shumicë, mjekë, infermjerë dhe sanitarë, sidomos kur qe ngritur spitali i madh onkologjik “Tritan Shehu” dhe dymbëdhjetë çmendinat moderne, anekënd atdheut. Por ai, numri I premtuar për punësim në qershor të 2013, nuk qe arritur dot…

Si përfundim, këtë futuroreportazh unë do ta dërgoj për botim, por jam i bindur që nuk do t’ia shijoj efektin, se e ndjej që në Japoni u godita rëndë, dhe ca pushim në njërën nga çmendinat e pakta që kemi hëpërhë, nuk do të më bënte aspak keq. Përkundrazi! Nuk do të kem as rast të lexoj në fund të shkrimit komentet dashamirëse të të ngarkuarve me punë natë e ditë nëpër gazetat opozitare. Po gjithsesi unë e di se çfarë do të më thonë militantët e prapaferrave: do thonë që jam mosmirënjohës, që e kam dredhur, që kam qenë bashkëpunëtori Sigurimit, që pres nga zgjedhjet të lëpij ndonjë kockë… Po mirë, o burra, po edhe këtë herë?! Edhe këtë herë, që po jap lajmin me garanci shkencore japoneze, se do të vazhdoni përjetësisht ta milni lopën tonë të lodhur?!

Share This Article
21 Comments
  • Pellumb ke harruar veten o dipllomat i madh dhe i lindur.Kur e mole Lopen ne Nju York Qumeshti ishte i mire,Tani qe ste pelqen ky qumesht po mundohesh te ndrosh Lope.Nuk je i pari dhe as i fundit.Kastrioti nuk beri me shume se ti por ne krahe te kundert.Mallko diten qe u bere diplomat dhe hengre qumeshtin e prishur apo jo.

  • Pellumb Kulla! U kenaqa shume duke lexuar shkrimin tend,te falenderoj shume! Jo ishe diplomat,jo ishe ashtu e u bere keshtu se ke ato e keto plane ……..gjepurra!!Per mua ka rendesi qe Pellumb Kulla eshte burre me mend qe duhet degjuar me vemendje e me respekt!

    • Sipas japonezeve ne vitin 2029 ne Shqiperi hymn kombetar do te jete kenga e grupit te Lumasit te Beratit
      “…ooooSali tu befsha ferre
      merr pushtetin dhe nje here…!”
      Kompozitori Koçante do te kete kompozuar nje kenge maje krahit ,por nuk do te kete me vend ne gjokes per ti varur dekorata….
      JA DISA SEKUENCA TE MAKINES JAPONEZE

  • Une jam nje militant i prapaferrave dhe deklaroj si vijon: 1. Pellumb kulla eshte der pe deri 2. Pellumb kulla ka share saliun 3. Pellumb kulla ka grabitur kullen e saliut per mbiemer 4. Pellumb kulla ka tradhetuar saliun per devollin. Nuk mund te vihet devolli para naltmadhnise 5. Pellumb kulla eshte bere agjent i japonezeve.6. Pellumb kulla te gjitha sharjet i ka me nenkuptime per sali berishen dhe qe ti zene vend jep garanci shkencore japoneze jo nga ato te genc tekologjise e te epokes dixhitale te sale dixhitalit. Nga prapaferra po deklaroj edhe kete: ne qershorin e 2029-es pellumb kulla do ti kete zhdukur te gjitha ferrat ku ne militantet e sales dhe sala shurrosim…

  • Shkrimi juaj eshte shume real.Ai popull nuk ze mend, jo vetem ne 2029 por as ne 2099.Vendi po drejtohet nga nje kriminel dhe shoket e tij qe financohen nga krimi.Veshtir qe shqiperia te dali nga kjo rruge qe e futen politikanet.Krimi eshte i veshtire te thyhet,krimi eshte ligji ne shqiperi.

  • Rrofsh, o Pellumbo, se na kenaqe. Njishkrim i yti si ky, sa per 100 artkuj ‘serioz’. Te fala nga Binoku

  • Kush thote se Pellumbi ka mjele lopen e Saliut ja fut kot. Saliu ka mjele lopet e Pellumbit dhe na shitej sikur do bente Shqiperine.
    Me shkrimet qe ben paqka se i pelqen apo i bjen dikujt jane te tilla qe te bejne te mos e urresh por ta duash leximin ( ndryshimi i enderruar nuk vjen se shkruan Pellumbi e lexoj une se shume shqiptare tani kane kuptuar se te shkruash e te lexosh vlen vetem atehere kur nuk kupton asgje nga ato qe ke lexuar apo shkruar) .

  • Pallumbi mbetet i paperseritshem, sic e kam njohur dikur, nuk mund te imitohet nga askush per per nga mprehtesia, karakteri, enteligjenca dhe…thjeshtesia. Ti lexosh shkrimet e tij mbetesh i defryer, i hutuar, i ushqyer me humor e intelektualisht.

  • Ky tip a ka bere shkolle?
    Ne qoftese po a egziston fjal Japonë ne Shqip?
    A nuk ka qene ky person me te njenjten parti si Fahri Balliu?
    Pellub Kulla eshte njeri pa kredibilitet! Ka qene aktivist i PD ne krimet e 1997.
    Per mua nuk jeni qhe tjeter veçese Pons Pilati..

  • Tu shtofte jeta Pellumb Kulla….na shkruaj cdo te diel ,……,je i madhe,Fierin e ke nderuar.

  • ZOTERINJ parafoles i lexoj mevemendje komentet tuaja…eshte ne te drejten e cdo njerit qe me qytetari te jape mendimin e tij e ne mynyre te pa varur..PELLUMP KULLA nuk njeri qe secili duhet ta gjykoje ne mynyre te pa varur…ai eshte per hir te vertetes nje nga ikonat e kultures sone kombetare…se kujt i ka sherbyer e se kujt i sherben kjo nuk ka rendesi fare ..e re ndesishme eshte qe me ato qe na parashtron jane me se te verteta,e ne duhet ti pranojme te tilla…si person sinqerisht per statusin qe kam kure ,nuk do guxoja qe te vija ne dyshim mendimet e ketij njriu te mencur ..njeru pak a shume duhet ta njohe veten evet po me shume duhet ta njohin te tjeret…..shoqeria nuk mund te ece perpara duke mos e vleresuar per ate qeben ,qofte per mire qofte per keq..na vjen mire apo keq ne shqiptaret jemi kombi me i cuditeshem per ti vene sterkembeshin njeri tjetri ..faktet jane renqethese qe nuk dua ti prmend se jane teper acaruse… I NDERUAR Z PELLUMP KULLA JU KENI QENE E DO TE JENI DERI NE PA FUNDESI IKONA E ARTIT TE FIERIT DHE E TE GJITHE KOMBIT…FIGURES TUAJ NJERZIT ,E NDERESHEM DASHAMIRESIT E ARTIT TUAJ FIN ,,DO T U PERKULEN ME RESPEKT …DERI NE EKSTREM ,NE KEMI NEVOJE PER JU ………………SHENDET DHE JETE TE GJATE I DASHURI YNE ZOTI TE BEKOFTE….

    • @ Gramoz
      Merreni dhe bejeni qytetar nderi ne Fier.
      Sa lehte e keni more zoteri te flisni dhe ta shpallni nder i gjithe kombit.
      A e keni ju monopolin e kombit?
      E mjera Shqiperi ..

      • Avash ti avash, pse revoltohesh?!

        Mbani ata Ndere qe kini ju, Hero Populli keni Enver Hoxhen!
        Mbani ata Heronjt e heshtur, dhe ata qe shkruanin librat e paratheniet e tyre!
        Mbani deputete bijte e bllokut, kryetareve te degeve te puneve te brendshme dhe te RTVSH=se!
        Mbani te shenjte vilen e Pashkove, ku gjoja mblidheshin tere disidentet dhe prisnin te rrezohej pushteti i tyre popullor, qe me ato gure te ndertonin partine demokratike ne koalicion me meten e pastaj me tere PS-ne si pjese te PPSH-se…!
        je i qete keshtu, o i Revoltuar?
        me ra ne dore libri per jeten e Kullajve dhe besoj se pellumb Kulla eshte i nderuar me jetet e varret e fisit te tij, qe per liri jetuan…

        Mos u nervozo, o njeri: Pellumb Kulla lerlon po ate qe deshiron edhe ti: te jete e nderuar Shqiperia…

  • Nje pacaure e nje mjerani qe, tani s’i ka mbetur asnje vlere me. Thjesht tani shkruan qe ta bejne drejtor i Teatrit te Komedise

  • sa me pelqeu ky shkrim, P. Kulla gjithmone pena juaj qendis bukur , mos na mungoni me keto lloj satirash ,ironi agjera te ketij lloji jane aktuale dhe ne keto momente kane vlera!!

  • O PELLUMB,TE KUJTON GJE EMRI pERTEF KOLLACI?EH,SIKUR TE KTHEHEJ EDHE NJEHERE AJO KOHE,E?ATEHERE TE SHKRUAJE SI SOT ZOTROTE E JO SOT QE NA SHKRUAN NGA MAJA E SHBA.

  • Z.Pellumb si gjithmone urime edhe per shkrimin tuaj te fundit.Bete shume mire qe na larguat pake nga e tashmja politike e Shqiperise,dhe na spostuat me fantazine tuaj Japoneze ne vitin 2029. E keni parashikuar shume sakte : Enveri udhehoqi Shqiperine per 41 vjet deri sa vdiq,ashtu edhe trashegimtari deri ne vitin 2029 bene 38 vjet, plus 4 vite te tjera qe do te jete ne fuqi mbas 2029, i behen 42 vjet,dhe mos harro se kete porosi e la te dokumentuar mesuesi i tyre Ramiz Alia duke deklaruar ne fjalimin e tij para se te lejonte pluralizmin :… “Se ne nuk do ta leme pushtetin ne dore te tyre,prandaj ju komunista vraponi drejt partive te ndryshme dhe perpiquni qe te merni ne dore drejtimin e tyre”… Dhe ashtu u be,sic e shikoni te tere kryetaret e partive kane qene komunista ose bije komunistash,dhe fare kollaj bejne koalicion me njera tjetren e majta me te djathten sipas interesave te milionave,pa llogaritur qe bindjet e tyre jane te kunderta.E c’rendesi kane bindjet, rendesi kane milionat,dhe porosia e cmuar qe u ka lene mesuesi i tyre Ramiz Alia.Pra nga monizmi partiak kaluam ne monizmin pluralist.Ky ishte fati i shqipetareve ,nga diktatura komuniste kaluan ne diktaturen demokrate.Sa per ty Vrana Konti do te te rekomandoja qe te lexoje nje nga shkrimet e P.Kulles te disa javeve me perpara, qe tregon se kush ishin mardheniet e tij me Salen ne kohen e krimeve te vitit 1997,ne kohen kur USA i beri embargo Serbise.Ndrsa Ju Zoti Revolta duhet te revoltoheni me gjerat e pa drejta dhe jo me te drejtat,ose ndryshe duhet te ndroni pseudonimin,dhe nuk duhet tju shqetesoje fakti se Z. Kulla propozohet per Qytetare Nderi,sepse ka shume vite qe Ate e kane bere Qytetare Nderi te Qytetit te Fierit,qe i kane dhene titullin Mjeshter i Math i Punes,tituj te cilat i ka merituar qe ne kohen e komunizmit por per hire te qendrimit te tij politik ata i kishin dhene titullin ” I Deklasuar “. Dhe per te ta bere pak me te thjesht ate qe ju thashe me pare shiko ne intervisten qe A Krasta i beri P. Kulles ne Vision Plus duke i thene …” shume juve ju kane cilesuar si I Kadareja i humorit,por une do thoshja pak me teper se ju vec humorist shume i mire,jeni edhe regjizori shume mire”.
    Kurse une personalisht do thoshja se ai nuk eshte I.Kadareja i humorit, por eshte Shkrimtari,Regjisori dhe Analisti me i mire i Politikes Shqiptare qe quhet vetem PELLUMB KULLA,i cili ne koherat me te veshtira te politikes Shqiptare nuk ka ndenjur indiferent,por ka mbajtur qendrim ndaj politikes,,jo sic bejne shkrimtaret e tjere te shqyer,me falni gabim shtypi (te shquar), qe vazhdojne te bejne sehir fenomenet negative. Me keta duhet te revoltohesh ti z.Revolta jo me ata qe me ate qe thote te verteten,e verteta nuk njeh parti dhe interesa,tingellon pak hidhur po s’ke ci bene edhe ilacet jane pak te hidhura, po prap te sherojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *