DITË, tani do bëhet nami…

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Ditë, tani do bëhet nami

U forcua opozita

U bënë bashkë Grida e Çani

Qeverisë t’i bëjnë prita.

 

Filozofja bukuroshe

Te kusarët ka shërbyer

Ndaj na mbush me fjalë boshe

Se dhe vetë është e përlyer.

 

Goja nuk ja thoshte dot

Për gjinët super kusarë

Se parti e saj është plot

Me të tillë gjyqtarë.

 

Si suport kanë Presidentin

Dhe një tufë gazetarë

Që ngelën nëpër ekrane

Duke lehur si zagarë.

 

Janë kusarët e Klanit

Besnikët e xha Saliut

Që nga “Zonë e Lirë” e Çanit

Te “Opinion” i Fevziut.

 

Por ky popull o helaqër

Ju njeh mirë se ç’krimba jeni

Keni lindur për hajdutë

Ndaj strehim te Sala gjeni.

 

Nderime e gëzime! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *