Më 30 gusht Atjon Zhiti mbushi 20 vjeç. Po sot ne kujtojmë dhe promovojmë me dhimbje në zemër e me lot në sy librin e tij “Për atë që dua(m)”. Në këtë ditë duhet të mblidheshim me dhurata në duar, ta puthnim e përqafonim duke e uruar edhe 100 vjet të tjera, Atjon. Por fatkeqësisht e vërteta është krejt ndryshe. Megjithatë ne sot do mblidhemi miq, shokë, dashamirës, njerëz që e ndjejnë dhimbjen dhe as njëri as tjetri nuk do ta hapë dot gojën për të thënë urimin e ditëlindjes, por për të promovuar veprën e tij. Kjo që po them nuk ka për qëllim të ngacmojë plagën e hapur përjetësisht të prindërve të Atjonit, por të vërtetën e hidhur. Unë dua t’u kujtoj këtyre prindërve që kanë dhimbjen e përjetshme se: ZOTI për madhërinë e tij, atij që i jep dhimbjen i jep dhe forcën për ta përballuar. Sot e në vazhdim ne do të jetojmë me atë që na la Atjoni, me shkrimet, përkthimet dhe këtë libër që përuron sot familja e tij dhe miqtë e tij. Detyra jonë është që mesazhet e Atjonit t’i shpërndajmë anembanë globit, të mos i lemë të kyçen nëpër sirtare e t’i mbulojë pluhuri i harresës.
Miku im Visar, miku im i plagosur qëndro, nuk e kam fjalën për të dhënë këshilla por siç i thonë një fjale, e keqja nuk ka fund.
Ashtu siç e dini ju “në shtëpinë e të varuruit nuk përmendet kurrë litari” megjithatë unë një paralelizëm do ta bëj me lejen tuaj. Në një familje që kishte ndodhur tragjedia, dikush i vajti për ngushëllim, e mori kafenë dhe nuk po e pinte se nuk dinte me çfarë fjale ta ngushëllonte, duke parë të zotin e shtëpisë në sy. Ky i fundit e kuptoi dhe i thotë, pije kafenë se ka edhe më keq dhe miku i thotë, cila është, ma thoni. “Është më keq mendja e kokës”.
Mirë miku im, tani nuk mundem më të shkruaj se dora po më dridhet e lotët po më rrjedhin papushim. Unë e njoh peshën e dhimbjes dhe me të bashkëjetoj, edhe pse ndryshe nga e juaja.
Atjon pushofsh në paqe, ne do ju kujtojmë gjithmonë me dhimbje e respekt nëpërmjet asaj që na latë.
*Fjalë mbajtur në promovimin e librit të Atjon Zhitit

boll se na cate veshet me kete histori.perdite vdesin njerez dhe nuk i kushtoni kaq rendesi.
e drejte al
nuk u kushtojme rendesi ,prandaj vdesin kaq njerez
po te kishe lexuar artikullin ,do kuptoje pse ka thene
mendja e kokes eshte me keq
e ka me ata si ty .
Te lumte pena Bedri Blloshmi dhe i qofte i lehte dheu te talentuarit Atjon Zhiti!
*****Po per ata djem nenash qe i pushkatoi Salu me 21 janar perse nuk kujtohen?…
Perse duhet te thoni patjeter dicka negative,ta nxirrni nga goja helmin, nuk duroni dot? Sot po flitet per Atjonin, eshte dite e tij. Nse nuk te pelqen, ec e mos komento, ky shkrim nuk eshte per ty.
Kur te vije 21 Janari, dil ne shesh dhe kerko llogari per vrasesit e viktimave te 21 Janarit dhe pse ata jane akoma te lire, Likja me shoke, Edi Rama & co.