Ditëlindja e Galileit, gjeniu që nuk ishte lindur për hero

redaktor

Unë Galileo Galilei, mësues i matematikës dhe fizikës në Firencë, mohoj me be, atë që kam mësuar, se Dielli është qendër e botës, në vendin e vet i palëvizshëm dhe Toka nuk është qendër dhe se nuk është e palëvizshme…” Bertol Brecht, Jeta e Galileit.

Ishte astronomi i parë, gjeni universal, që përdori teleskopin dhe konstatoi se Toka sillet rreth Diellit. Inkuizicioni i bëri një proces dhe ai mohoi mendimin e vet. Më 15 shkurt u lind në Piza dhe është themelues i shkencave moderne. Kur u përkul para inkuizicionit dhe mohoi njohuritë e tija mbi kozmosin, Galilei ishte 70 vjeçar. Një çerek shekulli më herët ai kishte kuptuar se Koperniku kishte pasur të drejtë dhe se Toka, si edhe të gjitha planetët e tjerë, silleshin rreth Diellit, jo e kundërta siç pohonte kisha duke u bazuar në idetë biblike gjeocentrike.Konflikti lindi sepse për ta mbajtur mendimin e vet, ai duhej të intepretonte vetë Biblën, çfarë ishte e ndaluar.

Galileo u lind më 15 shkurt të vitit 1564 në Piza nga një familje patricësh që kishte rënë në varfëri. Ai qysh në rini kishte rënë në sy me zbulimet e tija udhëhapëse në matematikë, si lëvizjen e lavjerrsit, shpejtësinë dhe ligjin e rënies. Në vitin 1592 Galileo u bë profesor i matematikës në Padovë, në vitin 1610 matematicient i oborrit në Firencë dhe një shkenctar i njohur në krejt Europën, që kishte marrë guximin t’ i kundërvihet kishë dhe teologu Ulrich Lüke pohon:
“Dihet se Galilei në vitin 1611 shkoi në Romë me teleskop për të propaganduar zbulimet e tija. Dhe ato nuk i propagandoi në shesh, por para kardinalit del Monte, para profesorëve të universitetit të jezuitëve dhe aty e duatrokitën.”
Për herë të parë kisha reagoi. Ai u qortua nga kardinali Bellamin, se nuk duhej më të fliste për teorinë e Kopernikut si fakt, por ta bënte të njohur si hipotezë. Prej këtij çasti ai u përmbajt, por e mori në qafë publikimi i “Dialogjet” fiktive, ku foli haptas për bindjet e tija dhe sistemin botëror kopernikian.

Galilei nuk ishte i lindur për hero. Inkuizicioni e gjunjëzoi. Vdiq në vitin 1642 në Arçetri, pranë Firencës, një vit para se të lindej Njutoni, që qe në gjendje për ta zbuluar fizikën pas planeteve dhe për ta formuluar matematikisht drejt. Vitet e fundit të jetës i kaloi në arrest shtëpiak, gjithsejt nëntë vite. Vatikanit iu desh shumë kohë për t’ i pranuar gabimet. Gati 360 vite pas dënimit nga ikuizicioni, në nëntor të vitit 1992, Galilei u rehabilitua zyrtarisht.

Share This Article
12 Comments
  • Autokritikë shumë, shumë e vonuar e kishës dhe në kohën kur teoria e te madhit Galile ishte vërtetuar e stërvërtetuar!? Kisha kaq e vonuar nuk provon progresivitetin por regresivitetin e vet!!? Kisha vetém tani ka tentuar të bëjë një gjysëm hapi pajtues me shkencën,hapat e se cilës janë gjigande në raport me kishën. Unë jam me shkencën jo me kishën. Kisha ka mbetur mbrapa !??? Kisha ka shënjtorë të rreme? Kisha duhet të shpalle shenjtor te vertetë galileun n.q.s do të bëhet e besueshme sadopak !!!

  • Nuk e dija qe egzistonte ndonje qytet qe quhej Firencë apo Padovë…me siguri qytete te shpikura nga ku gazetari i ndritur qe i lejon vetes te shkruaje per Galilei-n. Per Piza e mora vesh se ja lejon kongresi i 1972 por…Nejse shpresoj qe redaktoret te kene kujdes…

  • Se je me xhamin dihet o zaimi.Kjo ka ndodhur para 400 e sa vjetesh.Kisha nuk pranon gjithfar njerzish o turkushak.Se kush eshte mbrapa e din gjith bota,mos i fute hundet ku nuk te takon.

  • Titulli i artikullit me mire per ket LEGJENDARE te Botes humane do ishte:
    Ka lindur per te mos vdekur*(kuptohet per pergjigjet shkencore matematik,fizik qe nje bote e tere studjon).

  • Fonts ne ndryshim (madhesia) e tre teknika shkrimi nuk e lehtesojne leximin (bold/italics/ normal) duke krijuar nje fare-shkeputje…

    Ka nje Shqipe shume te dobet, (sinqerisht me falni) qe mund te vije nga perkthimi drejtvizor a autori nuk ka treguar shume vemendje. Sidoqofte, duhej pare para-publikimit. Nuk ka koherence ne fjali e ndjen nje stakato (sic) ne lexim. Dicka qe na. Lejohet. Ne. Ne postim. Jo ne gazete.

    ———
    “që kishte marrë guximin t’ i kundërvihet kishë” (po -s-?)

    Vitet e fundit të jetës i kaloi në arrest shtëpiak, gjithsejt nëntë vite. Vatikanit iu desh shumë kohë për t’ i pranuar gabimet (skandal!)

    Një çerek shekulli më herët ai kishte kuptuar se Koperniku kishte pasur të drejtë dhe se Toka, si edhe të gjitha planetët e tjerë, silleshin rreth Diellit, jo e kundërta siç pohonte kisha duke u bazuar në idetë biblike gjeocentrike (Tmerr! Kjo nuk eshte Shqipja qe i flet shkences!)

    (artikulli)
    ——-

    Ju lutem beni pak kujdes me kualitetin, nje figure e permasave boterore meriton me shume respekt, sic dhe gazeta juaj.

    Me respekt,

  • Mark.uk? Nuk jam me asnjë fe! Mbaji kishat dhe xhamitë për vehte. T’i kam falur te gjitha? Jam me galileo galilein,sfidantin e kishës dhe të xhamive n.q.s do!? Nderime mark.uk pseudonimsi!

  • Mark.uk.leshi ka mbetur 400 vjet mbrapa dhe ju akoma mereni me të? Ai akoma nuk e ka mare vesh autokritikën e kishës me 1992-shin per galileun. Mark leshi ka lesh në kokë ju i kerkoni te ketë mënd? Koka o leshtë o mëntë mban! Pse ja kërkoni mark.ukit te dyja?

  • Pergjigje,per komentuesin – elio – ,
    Po te shkruaj nga Italia . Une kam jetuar ne Firence ,disa vite .gjithashtu ,kam punuar pak muaj dhe ne Padova . Cfare ka qe ve ne pikepyetje ,gazetarin, ky eshte ne regull,per cfare ka shkruar, por ti ke per detyre ti mesosh permendesh dhe mos ti harrosh me tutje ,se na turperove ,se po flet dhe shkruan, gjuhen e rralle dhe shume te bukur, gjuhen T O N E .

  • Gazetari ka drejte nga ana drejtshkrimore per kete rast. Thuhet:” U be profesor matematike ne Firence,ne Padove,ne Bolonje”,,si e kerkon lakimi i emrave ne rasen kallzore.Nuk mund te thuash:”Studioj ne Roma,ne Bolonja etj,sic po ndodh rendom ne faqet e shtypit dhe ne leximet e foleseve te televizioneve.Emrat e vendeve dhe qyteteve te botes i nenshtrohen lakimit ne gjuhen shqipe dhe ketu s`ka gje te keqe.Perkundrazi,te huajt i zhgarravisin kaq keq toponimet shqiptare,saqe behen te pa deshifrueshme.Respekte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *