Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Kukësit. Sipas bashkiakëve të qytetit verior,titulli është një vlerësim për kreun aktual të Parlamentit shqiptar në lidhje me kontributin e dhënë për Kosovën në vitin 1999, periudhë që ai mbante postin e zv/Kryeministrit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa ceremonia e dorëzimit do të bëhet më 16 prill. Në këtë datë, gjithë qyteti verior i Kukësit do të jetë në festë, për herë të parë një grup ministrish, me në krye, Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do organizohen nën sloganin “Ditët e bujarisë kuksiane”.
DITET E BUJARISE KUKSIANE KURRE NUK DO TE HARROHEN ! GJITHE BOTA MBARE E KA VLERESUAR KUKESIN “QYTET BUJAR” HAPI DYERT E NDAU GJITHE CFARE KISHTE PER POPULLIN VELLA.E PRESIM KETE DITE FESTE ME KRENARI. GEZUAR POPULLI IM IDASHUR E MIKPRITES! TI MERITON SHUME !