Ditmiri e kapi çmimin e parë!

anazapta

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është nderuar me çmimin “Anëtar Nderi të LHK-së”. Lajmi bëhet i ditur nga  kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një komunikate për mediat, ku thuhet se ky çmim i shkon Bushatit me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Deçanit. “Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të çlirimit të Deçanit, ka marrë vendim që të shpallë anëtar nderi  të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Zotit Bushatit, dekorata e shpalljes anëtar nderi do t’i dorëzohet në një ceremoni të veçantë në Deçan”, njofton LHK. Po mirë o mirë, na bën gjë punë ky çmimi ne apo kot,ta varë ministri në mur. Ndonjë gjë për popullin ka!?

 

Share This Article
7 Comments
  • ;nje perfaqesues i popullit eshte edhe Ditmir Bushati, kur po marrin dekorata bashkepunetoret e UDB e hajdutat e pareve te rruges, pse mos te marri edhe Ditmir Bushati, Minister i Puneve te Jashteme te Shqiperise qe po kontribon edhe per Kosoven, dhe nipi i deshmorit qe u vra ne Prishtine nga Nazistat Gjerman e spijujt e saj Xhaferr Deva me kompani. Le ta gezoje e me shume te kontriboje per Kosoven.

  • Merremi se tepermi me insinuata per emra pa fund, qe na pelqejne apo nuk na pelqejne. Pse nuk veme re gjestin? Vleresimin per dike ketej kufirit, nga vellezerit tane andej? A nuk eshte kjo nje menyre shume e bukur per zhdukur keto hendeqet ” andej, ketej “?

  • Ju pelqejne me shume rreptilet si ai strazimiri ?????????????apo karkaleca si bbbbbbbogdanovici ??????????Ditmir Bushati djale yll, rrezaton miresi edhe kur e sheh e degjon , me vjen mire qe vleresohet , dinjitoz

  • E meriton me kulturen qe rrezaton , me punen e tij me perkushtim , me rrespektin qe tregon ndaj gjithe kombit te vet .
    Suksese !

  • E po meqe e kapi cmimin ateher e meriton edhe nje duartrokitje ne stilin “parti enver jemi gati kurdohere”.
    Venizelosi beri nje deklarate pak dite me pare ne lidhje me kufijte ujore dhe Ditmiri nuk i eshte pergjigjur akoma zyrtarisht. Sic duket paska qene i zene me ceremonite e dekorimit. Me shume se rilindje kjo ngjan me riciklimin e propagandes se dikurshme enveriste. Medalje, plane qe realizohen mbi 100%, lavderime e suksese pa fund, e njerezit vazhdojne te heqin keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *