Divjakë, dhunuan kushërinjtë për parkimin e makinës, arrestohen 5 vëllezër

redaktor

Ushtrojnë dhunë fizike ndaj të afërmve të tyre, arrestohen nga policia 5 vëllezër nga Divjaka. Në pranga kanë rënë: Genti Karaj, 23 vjeç; Sami Karaj, 40 vjeç; Pëllumb Karaj, 29 vjeç; Gëzim Karaj, 43 vjeç; Sadik Karaj, 31 vjeç, të pestë banues në fshatin Shënepremte, të Divjakës.  Nga të dhënat paraprake thuhet se sherri mes të afërmve ka të bëjë me parkimin e automjetit përpara oborrit të shtëpisë.

Arrestimi i vëllezërve u bë pasi më datë 17 janar 2016, në fshatin Shënepremte, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta të afërmit e tyre, kushërinj të parë, shtetasit; B.D, 42 vjeç; K.D,(djali i B.D) 21 vjeç dhe A.Ç, (kunati i B.D), 31 vjeç, të tre banues në fshatin Shënepremte.

Sipas policisë së Lushnjës, katër personat në fjalë kanë marrë plagë të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim./shqip

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *