Dhjetëra fermerë në zonën e Spolatës, në Bashkinë e Divjakës, kanë disa muaj që kultivojnë në tokat e tyre farëra, të cilat u janë ofruar nga një kompani e huaj, por pavarësisht përkushtimit të fermerëve, një pjesë e tyre nuk kanë fare fruta dhe në disa të tjera frutat kanë mbetur në degë, pasi firma që ka porositur mbjelljen e tyre nuk po shfaqet për t’i blerë ato.
Fermerët ankohen se kanë investuar gjithçka të ekonomisë së tyre familjare në këtë sipërmarrje ndërsa firma angleze dhe partneri i tyre në rrethin e Lushnjes nuk marrin përsipër asgjë. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, raporton TCh.
Sipas fermerëve, kostoja e deritanishme e një dynymi të kultivuar me bimët, që janë të familjes së bostanorëve shkon deri në 70-80 mijë lekë. Por, kjo nuk është e para herë, që fermerët në zonën e Lushnjes mbjellin dhe kultivojnë me fara hibride që nuk i njohin, e më pas mbesin të zhgënjyer nga mënyra sesi i trajtojnë firmat e huaja, apo edhe vendase.
Mire ua kane bere se na keni futur KANCERIN NE GJAK nga tahmaqarlleku i juaj KRIMINAL!!!
E zgjidh gjjigandi Braçe kete… se eshte dhe deputet i zones…
Ti qeke me te vertete palle dhe kopace.
Ne ate palo parlament, Brace eshte nga te paktet qe nuk eshte perlyer.
Kam qene pjese e nje delegacioni danez vjet, dhe danezet ngelen te habitur nga etiketimi dhe venia ne pah e problmeve te korrupsionit qe beri Brace.
Fatkeqesisht, Brace nuk mundet te shkoje dhe te merret me shalqinjte, bostanet apo edhe kungujt si puna jote qe jane tahmaqare dhe nuk dallojne dot te bardhen nga e zeza.