jë shtetas humbi jetën në një aksident rrugor në Divjakë. Policia lokale sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 dhjetori” në këtë qytezë ku ka humbur jetën shtetasi Yzeir Sina, 59-vjeç.
Ngjarja ndodhi kur një automjet tip Benz ka përplasur një motor me të cilën udhëtonte viktima.
Ai ndërroi jetën pak çaste pas përplasjes. Burri po shkonte për peshkim.
Policia e Lushnjës ka shoqëruar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Arqile Prifti./Dita/
