Të ndahesh s’është kollaj, por mesa duket, të ndahesh online po. Ministria e Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar dha plot 1 miliard paund fonde për të zhvilluar dhe modernizuar departamentin e divorceve ku njerëzit dërgojnë aplikimet e tyre pa pasur nevojë të shkojnë në gjykatë.
Me pak fjalë, pagsat, provat, dokumentat, të gjitha ngarkohen online nga shtëpia. Aplikimi për divorc bëhet online dhe shanset që aplikimi të kthehet mbrapsht prej gabimesh apo teknikalitetesh janë shumë të ulëta.
Çiftet e ndarë janë shumë të kënaqur me shërbimin për disa arsye. Si fillim, divorci është një përvojë emocionale dhe nse disa procedura mund t’i bësh nga shtëpia, aq më mirë. Së dyti, gjithçka është e dokumentuar përjetësisht, procedura i përshtatet jetës moderne dhe përdoret më pak letër.
Mesa duket, çiftet nga Anglia dhe Uellsi do të vazhdojnë të divorcohen në mënyrën më komode të mundshme.
