Divorcohet folësja e lajmeve Daniela Kostandini

Dita

Folësja e lajmeve  në “Klan”, Daniela Kostandini ka vendosur që t’i japë fund martesës së saj.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, Daniela dhe bashkëshorti i saj, një gazetar i njohur, kanë paraqitur kërkesën për divorc, saktësisht më 13.11.2014. Kjo kërkesë nuk ka rënë shumë në sy të gazetarëve që mbulojnë lajmet e kronikës, pasi Daniela ka mbiemrin e bashkëshortit në dokumente.

Fakti që të dy kanë depozituar të njëjtën padi, tregon se divorci bëhet me konsensus.

Deri tani janë bërë dy seanca gjyqësore me objekt “zgjidhje martese dhe rregullim pasojash pas zgjidhjes së saj”, por te seanca e fundit nuk u paraqit bashkëshorti i Danielës, kështu që seanca e radhës u la më 2 shkurt 2015, raporton Panorama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *