Prishja e miqësisë mes dy familjeve për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi në Babrru, Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur tre vëllezër të familjes Kurmekaj janë qëlluar me armë zjarri nga dy djem të fisit Murataj, duke lënë të plagosur njërin prej tyre, me emrin Bledar.
Ngjarja ka ardhur pas një konflikti që ka nisur mes dy familjeve për shkak të divorcit të motrës së vëllezërve Murati me një nga djemtë e familjes Kurmekaj. Ka qenë Albert Murati, personi që ka qëlluar në drejtim të ish-miqve të familjes. Ai është shpallur në kërkim nga policia. Sipas burimeve, Albert Murati ka qenë më parë i dënuar, por ka përfituar nga amnistia për festat e fundvitit. Ndërkohë, policia ka arrestuar të vëllain bashkëpunëtor në plagosje, Fatmir Murati.