Djali autik, më inteligjent se Ajnshtajni

anazapta

Prindërit tregojnë se në moshën 5-vjeçare, Jacob Barnett ishtë një fëmijë autik që nuk lidhte dot as këpucët e tij. Por 9 vjet më pas, ekspertët thonë se djali ka një koeficient inteligjence më të madh se Ajnshtajni dhe tashmë është në rrugën drejt çmimit Nobel në fizikë kuantike.

Nëna e tij, Kristinë Barnett, thotë se çelësi i suksesit është vendimi i saj për ta lënë të jetë vetvetja, duke e ndihmuar të studiojë botën me sytë e tij, në vend që të fokusohej te lista e gjërave që ai nuk mund të bënte.

I diagnostikuar me autizëm në masën mes mesatares dhe shkallës së rëndë në moshën 2-vjeçare, Jakob kaloi disa vite duke u trajtuar nga specialistë të fushës dhe mësues specialë, që nuk e kuptuan asnjëherë se çfarë donte në të vërtetë.

Madje, mësuesit e tij e dekurajuan nënën, duke i thënë se nuk mund t’i mësonte më shumë se aftësitë bazë.

Jacob u zhyt në izolim duke refuzuar çdo ditë e më shumë të flasë me njerëzit. Por Kristina vuri re se kur ishte vetëm, ai bënte gjëra të jashtëzakonshme.

“Ai krijonte harta në të tërë dyshemenë duke përdorur tamponë veshi. Ishin harta të vendeve ku ne kishim qenë dhe ai kishte memorizuar me saktësi çdo rrugë”, thotë Kristina për BBC.

Ajo tregon se një ditë e pa Jakobin tek vëzhgonte me interes yjet. Disa muaj më vonë, ata vizituan një observator, ku një profesor i astrofizikës po mbante një leksion. Kur profesori nisi të pyeste studentët, Jakobi ngriti dorën dhe nisi t’u përgjigjej pyetjeve, pasi kishte kuptuar fare lehtë teoritë e komplikuara të fizikës dhe lëvizjes së planetëve.

Jakobi ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë, kur nëna e tij e kuptoi se edukimi i veçantë që po merrte nuk po e ndihmonte. Kështu që ajo vendosi ta merrte vetë përsipër rolin e mësueses. Kristina ishte një mësuese kopshti dhe mënyra që zgjodhi për të edukuar të birin ishte duke e lënë të lirë të ndiqte atë që donte. Ajo e la të eksploronte. Ai nisi të studionte yjet, ndërsa e ëma përpiqej të gjente mënyrat që ai të mos humbiste lojërat e fëmijërisë.

Në moshën 11-vjeçare, Jacob ishte gati për në kolegj. Ai tashmë studion fizikë në Universitetin e Indianapolisit.

Koeficienti i inteligjencës së tij është 170, më i lartë nga ç’e kishte edhe gjeniu më i madh i njerëzimit, Albert Ajnshtajn. Jakobi po punon aktualisht me teorinë e tij të relativitetit, çka ka lënë me gojë hapur edhe profesorët e Institutit të Studimeve të Avancuara Princeton.

“Teoria me të cilën po punon Jakob përfshin disa prej problemeve më të mprehta të astrofizikës dhe fizikës teorike”, thotë një prej profesorëve.

Kushdo që do t’u japë përgjigje këtyre pikëpyetjeve do të jetë i sigurt në rreshtin e kandidatëve për Nobel.

Tashmë Warner Bros po përgatitet të shndërrojë në film historinë e Jakobit dhe mendjes së tij të bukur, ndërsa nëna e tij ka shkruar një libër, të cilin po e promovon edhe në Europë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *