Një shtetas rus do të dalë në gjyq këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet se ka kryer grabitjen e një sërë picerive, duke marrë gjithsej rreth 170 milionë dollarë. Bëhet fjalë për klonimin e kartave të kreditit.
Roman Seleznev është i biri i një deputeti rus, çka mund të ndërlikojë marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Rusisë.
Seleznev përballet me 40 akuza, duke marrë miliona dollarë nëpërmjet mashtrimit. Akuzat ndaj tij kanë nisur që në vitin 2014, por veprimtarinë e ka nisur që në vitin 2008.
“Një lider i një prej rrjeteve më të sofistikuara të krimit kibernetik në botë është sjellë para drejtësisë dhe për t’u dënuar”, tha avokati amerikan Sally Quillian Yates në një raport të FBI-së në atë kohë.
Seleznev ka probleme të shumta me ligjin. Ai ka mbetur i plagosur gjatë një shpërthimi në një kafene, duke kaluar disa vite nëpër spitale për shërim.
Associated Press njoftoi se gjyqi pritet të zgjasë dy javë.
