Juan Pablo Escobar, djali i narkotrafikantit kolumbian Pablo Escobar, deklaroi se këngëtari amerikan Frank Sinatra ishte partneri i babait të tij në operacionet e trafikut të drogës të kontrolluara që nga Majami, sipas të përditshmes braziliane “O Estado de Sao Paulo”.
“Frank Sinatra ishte një nga ortakët e babait tim në Majami. Ka më shumë këngëtarë se sa mund ta imagjinoni ju që kanë nisur karrierën e tyre falë sponsorizimit të trafikantëve të drogës. Nuk ka fatura, vetëm fjalë. Unë e di sepse ai ka qenë shumë i afërt me babanë tim”, thotë ai në intervistë.
Sipas Juan Pablo Escobar “Sinatra ishte më i mirë si shpërndarës droge se sa si këngëtar”. /DITA

Kot s”thuhet se artistet jane te lidhur ngushte me narkotiket ,,ne kete rast me drogen !!! E cfare mund te thuash sot ,,,pas vdekjes se tij te talentuarit F Sinatra ?????