Djali i Gaddafit është ‘liruar’ në Libi

DITA Online

 

Saif al-Islam Gaddafi, djali i dytë i ish liderit të Libisë, Muammar Gadaffi thuhet se është liruar nga amnistia, në një lëvizje që mund të ushqejë më shumë destabilitet, shkruan BBC.

I preferuari i të atit për pasardhës, ai është mbajtur nga milicia në qytetin e Zintan në 6 vitet e shkuara. Batalioni i Abu Bakr al-Siddiq thotë se është liruar të premten, por nuk është bërë ende publike.

Raportimet lokale thonë se ai tashmë është në qytetin lindor të Bayda me të afërmit e tij.

Grupi militar thotë se veproi sipas një kërkese “të brendshme të qeverisë”.

Kjo qeveri, me bazë në lindje të vendit, i ka dhënë amnistinë Gaddafit.

Pavarësisht se është dënuar me vdekje në mungesë nga gjykata e Tripolit, në perëndim të vendit, ku kontrolli është në duart e qeverisë rivale të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa raportime të tjera thonë se lajmi është fals.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *