Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për Keshnik Dibrën, djalin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Gazmend Dibra.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 25-vejcari Kreshnik Dibra akuzohet për plagosjen e një vajze 28-vjecare.
Nga hetimet paraprake mësohet se Dibra dy ditë më parë përplasi në zonën pranë Inxhinierisë së Ndërtimit një këmbësore. 25-vjeçari drejtonte makinën Golf me targa AA 267 FB, kur ka plagosur shtetasen M. Zhebo, 28-vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak. Dibra pas aksidentit është larguar nga vendngjarja./bw

ky gazmendi shpetoj nga ndjekja per hoxhen keshtu do shpetoje dhe i biri nuk ndeshkohen pdeistat deri ne 23 qershor