Dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, për një grabitje të ndodhur të dielën në fshatin Shelqet, Vau i Dejës.
Banesa është në pronësi të P. Z. , pas grabitjes së të cilës fshihej djali i tij adoleshent dhe shokët e këtij të fundit.
Në pranga kanë përfunduar Klovis Jeraj, 29 vjeç dhe S. J. 16 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. Ndërsa janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë djali i shtëpisë E. Z. 16 vjeç dhe R. K. 17 vjeç.
“Arrestimi i tyre u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e banesës së P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës. Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesë. Konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.


l.h/ dita

Kjo eshte droga ,ja kerkon shpirti ketyre te rinjve .Ah si e shkerd.yhet rinine ,more politikane bastarte .I biri vjedh te jatin e vet . Po na beni te kujtojme diktatorin e pashoq ne te gjithe lindjen , , E jashte deshires te gerthasim , cohu Enver nga varri..