Djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Uka do të akuzohet këtë javë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
Insajderi ka mësuar se lista e të akuzuarve të prokurorit Allen Cansick nisë me Ukë Rugovën, pasuar nga, Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti, që po hetohen nga Prokuroria për veprime që kanë të bëjnë me shitje vizash.
Rugova, do të akuzohet për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë.Ai dyshohet se ka drejtuar një grup kriminal prej 21 personash.Ngritjen e aktakuzës këtë javë e ka konfirmuar Prokuroria e Shtetit.
“Ju informoj se lidhur me rastin për të cilin keni pyetur aktakuza do të ngritët deri në fund të kësaj jave”, ka thënë për Insajderin, Liridona Kozmaqi – zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit.
Prokuroria ka shfrytëzuar afatit maksimal të hetimeve prej 30 muajsh në këtë rast për shkak të përfshirjes së shumë shteteve në këtë rast. Afati i fundit për ngrite të aktakuzës është nesër, më 18 maj.
Prokurori Allen Cansick pretendon se Ukë Rugova ka mbikëqyrur bizneset e Izet Beqirit me Florian Petanin dhe procedimin e vizave në ambasadë. Prokurori pretendon se Izet Beqiri ka vepruar si menaxher i operacionit dhe ai ka ndërmjetësuar ndërmjet Florian Petanit dhe të pandehurit Azad Beqira, dhe të tjerëve.
Prokurori ka theksuar se provat e përgjimit tregojnë se Florian Petani ka kontakte të mjaftueshme brenda ambasadës italiane dhe ka dokumente të fshehta që kanë të bëjnë me Ukë Rugovën.

KESAJ I THONE “BEJME BABA, QE TE TE NGJAS”.
PSE CUDITENI…,APO ISHTE ME I MIRE I JATI , SPIUNI I UDB-se !