Djali i aktorit të njohur Jackie Chan është dënuar me 6 muaj burg.
32-vjeçari është dënuar pasi ka strehuar persona që merreshin me trafik droge.
Në shtëpinë e tij, policia gjeti 100 kg marijuanë gjatë një operacioni të zhvilluar në gusht.
Ironia është se Jackie Chan në vitin 2009 është shpallur ambassador në luftën kundër drogës.
Ai tha se ndihet i turpëruar nga sjellja e të birit.
