Djali i aktorit të madh, Kadri Roshi, thotë se në 65-vjetorin e Teatrit Kombëtar, familjes së tij nuk iu dërgua asnjë ftesë. Kliti Roshi shprehet i indinjuar për atë që ai e cilëson si lënie në harresë e figurave të mëdha si Kadri Roshi dhe promovim i aktorëve të rinj.
“Në kohën që ka qenë Kristaq Skrami drejtor i Teatrit Kombëtar për 65 vjetorin e Teatrit, familjes së Kadri Roshit nuk i ka ardhur ftesë. Kur kam shkuar për t’i kërkuar ftesë si artist, por dhe si djali i këtij njeriu që ka vënë gur themeli në këtë institucion unë desh jam rrahur”, tregon Roshi në një intervistë për Eva Idrizllarin te Ora News.
“Por nuk është harruar vetëm figura e Kadri Roshit, janë harruar dhe figura të tjera si ajo e Naim Frashërit. Për aktorin e njohur bëhet për një qëllim “të zhduket mali të duket shkretëtira””, shton ai.
Ai shpreh keqardhje që në 90-vjetorin e ditëlindjes së Artistit të Popullit, Ministria e Kulturës nuk organizoi asnjë aktivitet, ndërsa shton se rruga që mban emrin e të atit është në gjendje të mjeruar.
“Emrin e Kadri Roshit ia vunë një rrugice qorre tek spitali 5 në Tiranë. Më pas mora vesh që ia kishin hequr dhe ia kishin vënë një rrugice qorre në Yzberisht. Në atë rrugë edhe mushka po të vejë do rrëzohet. Ndërkohë që disa emra të tjerë që mund të kenë kontribuar por kryesisht duke u nisur nga ana komerciale për interesat e veta personale kanë emrat kryesore. Unë mbase gjykoj me subjektivizëm këtë rast por më thoni ju? Përgjigjen e kam gjetur: Çdo gjë nis tani me mua. Pra të zhduket, jo të harrohet, sepse nëse dal unë përballë jush si brezi i vjetër, vlera e aktorit të ri do të bjerë para aktorit të madh. Zhduk malin të duket shkretëtira… Erdhi koha e ko… koç… kokoshave… “, thotë Kliti Roshi.


MIRE KE TI OR CUN PO PER CILAT MUSHKA E KE FJALEN PER ATO TE SALES APO PER MEZAT E EDIT SE SJAN BER AKOMA MUSHKA???
Qen bir qeni ka qene edhe Kadri Roshi. Nuk linte femer pa ja kerkuar, te ndershme apo jo, e martuar apo beqare. Maniak seksual qe bente cdo presion te mundshem per te perfituar seksualisht. Mbase ishte aktor i madh, por ishte njeri shume i vogel. Perfitonte nga autoriteti ne pushtetin komunist per t’u prishur jeten dhjetra femrave te pafajshme. Vari Hajdarin (jo pishtarin e demokracise). Pse ishte kunder shpellarit te Vicidolit nuk ja lan mekatet qe ka bere. Nuk eshte mekat te te pelqejne femrat, por t’i detyrosh te te nenshtrohen ty seksualisht sepse i kercenon tek puna, tek familja, tek femijet digjesh ne ferr. Artur Zheji ka kujtime te hidhura rreth ketij subjekti.
Video: Deklarata e Kliti Roshit http://www.youtube.com/watch?v=fWbsEfKHZkc
Asnje nuk arrin te eklipsoje kete njeri te madh te skenes dhe ekranit . Turp t’ivije ndonjerit qe flet keq per kete kolos mbareshqiptar.
a e di nene tende te vertete or cun se Kadriu ka rreshtuar shume gra fale fames se tij.