Bashkim Shehu: Pse Enver Hoxha nuk e dënoi Kadarenë

Saimir Lleshi

Në konferencën “Leximi dhe Interpretimi”, mbajtur dje në Bibliotekën Kombëtare, shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu, solli për të pranishmit një përsiatje rreth romanit të Ismail Kadaresë, “Pallati i Ëndrrave”.

Shehu ofroi së pari një historik të këtij “romani­-përbindësh”, siç e quan ai, si doli për së pari, si u hesht në fillim rreth tij e si shpërthyen anatemat pas goditjes së kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehut, me djalin e të cilit (pra, me atë vetë, Bashkimin), Kadare kishte lidhje miqësie.

Shehu pranon se arsyet pse Kadare nuk u dënua lidhen, nga njëra anë, me njohjen e tij ndërkombëtare dhe “refuzimin” nga ana e udhëheqjes komuniste për t’i dhënë Perëndimit një Solzhenicin të ri dhe, nga ana tjetër, sepse Enver Hoxha e kishte “zgjedhur” për të lartësuar emrin e tij përmes një vepre madhore. Vetë ai e kishte talentin.

Ai zbulon alegoritë që fsheh Pallati i Ëndrrave, aludimin për Shqipërinë komuniste dhe më ngushtësisht me ndërtesën e Komitetit Qendror të PPSH­së.

Në fund të fjalës së tij Shehu do të shprehej se kishte qenë një ndër njerëzit e parë që kishte lexuar veprën, qysh në dorëshkrim, në vitin 1980, më pas në vitin 1989, teksa ishte në internim, sapo kishte dalë nga burgu e do të futej sërish aty. E më pas në kushte lirie.

Pra, tri lexime në rrethana të ndryshme dhe pas eksperiencave të ndryshme jetësore.

“Do të ishte interesante të mësonim se si të rinjtë e sotëm, që nuk i kanë jetuar ato rrethana (në komunizëm) arrijnë të shohin dimensionin universal të veprës në rrethanat e tanishme”, tha Shehu, duke ua propozuar këtë lloj leximi pedagogëve për studentët e tyre – raporton gazeta Panorama.

 

Share This Article
14 Comments
  • Sepse ia la vete Kadarese t’a bente poshterimin ekzemplar te vetvetes ,sikurse ky e beri me epsh pas nentedhjetes.
    Zgjedhje shume e mencur e Enver Hoxhes.

  • Ke mbetur tyryfycke nga mendja.Mehmet Shehu mund te ishte kriminel,por ishte burre shteti.Enjihte ekonomine nga brazda,se ishte traktorist;e njihte ushtrine qe nga pushka,sepse ishte ushtar.O i biri Mehmetit,nuk ke kuptuar qe Ismail Kadare dhe Enver Hoxha jane te te njejtit kallep.Sharlatane dhe pallavraxhinj,qe s`dijne te bejne asnje pune;SHESIN ENDERRA PER KAQOLET.Kur Mehmet Shehu ishte i kthjellet,pa presjonin e pallavraxhinjve te pallatit te enderrave,i beri mutin luftes se klasave dhe e martoi te birin me bashin e vajzave te Tiranes.Sikur te rronte pas vdekjes se demagogut,nuk do ta sikterriste shansin gjerman,por do ta griste publikisht kushtetuten e dhjere te skllaverise dhe do ta zinte trenin e Europes para te tjereve.Ju dy djemt e Mehmetit nuk dinit vlerat e babait dhe u faleni fallxhoreve kurbatka te sokakut te sharlataneve.

  • Kete fytyre te shpifur e kam pare vetem nje here ne 1975.

    Ndiqja nje fakultet andej nga FILO-QYLI si i thonin atehere dhe dikush nga shoket tane tiranas (kur po benim pushimin e gjate te rruga elbasanit) na tha sihariqin

    EJ CUNA PO KALON CUNI MEHMET SHEHUT.

    ne fakt ai ishte nja 10 metra larg dhe dallohej me nje tip veshje kadife e zeze me nja 20 zinxhire..me duart ne xhepa si nje fare GARIPI I SHPIFUR qe ishte rrethuar dhe ven ne mes nga 4-5 servile te tij..ndoshta tu jepte ndonje camcakiz..

    Qe atehere mu neverit ky njeri dhe menduam “mjere mehmeti cfare djali paska”..por me vone jane qartesuar gjerat.

    Gjeja me e mire qe duhet te bente B.SH dhe i te vellait S.SH do ishte HESHTJ A ..HESHTJA dhe vetem HESHTJA

    dhe keta jo vetem qe nuk heshtin por bashke me Kadarrenen po perpiqen te bejne disidencen e atehereshme

    Ky eshte kulmi i poshtrimit qe mund ti behet nje populli qe ne ate kohe i besonte ketyre plehrave..

    Kalojme te Skender Shehu te vellai..
    Ai eshte me ndryshe se ky i Filoqylit te kadarese.

    N nje inteviste te Skenderit dikur ai ne menyre terthore pohonte gafen e tij me Silvanen…dhe jepte idene

    ATE QE TA BEN FEMIJA NUK TA BEN PERENDIA…

    Lidhja e Skenderit me Silven kishte dy kohe:

    Ne fillim Ehoxha e dha nje miratim te heshtur kolegut te tij me te afert Mehmetshehut per kete krushqi por keta djemte e shehlereve kaluan ne orgazem…

    kujtoni Marjeten cfare bente me ca te huaj..(qe nuk po permendim emra)….Kujtoni sa here dilte Silva ne kryeqytetet e Europes dhe Skenderi me 5 “truproje” nga mbrapa….A mendoni ju te nderur lexues se ca SAMI AMENE nuk ishin rrotull per te “kapur gjahun e madh”…
    Pikerisht kete nuhati Enver Hoxha dhe i tha Mehmetit ne 15-16 dhjetor 1981…..une i nderuar koleg te dhashe lejen me zor por jo te shkoje tyt bir ne kryeqytetet e europes dhe te vije te na shesi dengla dhe pse jo ndonje parfum qe te vene ne gjume…

    Kam respekt dhe vlersoj kontributin e Enverit dhe Mehmetit ne vitet 1945-1980 pra 35 vjet qe punuan bashke me lloj spiuni ..lloj lloj batakciu .. perballuan superfuqite dhe i kallnin daten serbit dhe grekut.por
    keta djemte e ndyre te tij Bashkimi me Skenderin jane se ai tjetri ishte fisnik ajne fajtoret e atij skandali qe coi ne shembjen e shtetit shqiptar qe sot eshte kthyer ne shprehje gjeografike.

    Pra zoti BMSH..ju lutem mos dilni si garipa si ne 1975 se ma shpifet jo vetem atehere por dhe sot sepse per kenaqsite e tua pervese e shembet ate “keshtjellen” e kadarese..me bolet tuaja…Neveri !

    JU LUTEM MOS NA I BENI ENVERIN PERENDI…

  • Fakti qe i biri i Mehmet Shehut, ish kryeministrit te Enver Hoxhes per 40 vjet,vrasesit pa gjyq te qindra ballisteve gjate LANC-it,SHPERDORUESIT KRIMINAL te dhjetrea miliard lekeve per ndertimin e FORTIFIKIMIT GJIGAND te mbrojtjes se vendit,vetem me qellimin DJALLEZOR,qe te SHKATERRONTE EKONOMINE,SHPERDORONTE LEKUT E POPULLIT,TE FITONTE BESIMIN ETEK ENVER HOXHA se ja po punoj qe t’a BEJ MBROJTJEN TE PATHYESHME!!!
    Kjo politike e tik KRIMINALE beri qe ne Shqiperi te filloje MJERIMI dhe TALLONI!
    Vetem nje BUNKER i vogel,me cmimet e asaj kohe kushtonte 150 mije leke te vjetra,sa te ndertoje dy shtepi vila me nga 2 dhomma e nje kuzhine!
    Perse i beri keto shperdorime Mehmet Shehu,kur duhet te kushte perballuar edhe nevojat e tjera te popullit???
    Doemos kete detyre kishte marre nga CIA ,agjent i se ciles kishte qene qe para Luftes se Spanjes dhe cqe e pranojne vete amerikanet!!!
    A mund te tolerohen kaq shume sa ky pinjolli i Mehmetit edhe femijte e Enver Hoxhes sot???
    Kurre!
    Po atehere pse ky tolerohet?
    Sepse eshte i biri i agjentit potencial te CIA-s!
    Per 25 vjet rresht M.Shehu rralle eshte akuzuar si krahu i hekurt i Enver Hoxhes,vetem se ai ishte DORA E TYRE,por qe deshtoi!
    Te tjerat jane PORDHE ME RIGON!!

    • O Shaqo !
      Ma ke marre prej koke kete pergjigjen per kete bastardin. Ky dhe kadareja, nderonin grate dhe kete e dinte gjithe Tirana. Bijte e Mehmetit ishin horat e tiranes,femijet e Enverit,ishin model… Keta feliqesirat,ky dhe Ismahil Kadareja mbylleshin aty diku rreth muzeut historik.

  • Se pari, njerezit qe kane respekt per vehten e tyre, nuk ia lejojne vetes te marrin mesime morali nga nje ish-vagabond i kohes se komunizmit dhe as nga djali i nje udheheqesi politik te se shkuares i cili ka qene pergjegjes per shume maskaralleqe. Historia nuk njeh asnje rast qe nje individ qe ben gangsterin deri ne moshen 30 vjec, pas kesaj te jete i vlefshem si predikues i moralit.
    Gjeja tjeter qe doja te theksoja eshte edhe fakti se Kadare ka pasur marredhenie te vecanta me te rene e M. Shehut ashtu si me shume kurva te tjera te asaj kohe. Ky eshte nje fakt i njohur nga njerezit qe e kane jetuar ate kohe.

  • @Vucidol
    Pallavraxhijte nuk afroheshin tek ai burre,qe i kishte fjalet e pakta.I rane per hise dy djem te poshter,qe e vune perposh.Po rrumpalla Vucidolit nuk do te dilte mbi uje,po te ishte ai gjalle.

  • Propozim për 80 Vjetorin e I. Kadaresë
    Si fillim vjen një urim nga zemra për Kadarenë, edhe njqind vjet plotë bereqet!
    Asnjë nga tre arsyet e këtij artikulli nuk e argumenton mosdënimin e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare nga Enver Hoxha. E para, njohjen ndërkombëtare të veprave të Kadaresë e bëri vetë regjimi (si për botime të tjera) për nivelin e tyre të lartë ideor, shkencor dhe letraro-artistik duke u kujdesur për përkthimin, botimin dhe shpërndarjen e tyre në të gjithë botën ku kishte ambasada shqiptare ose miq të Shqipërisë dhe këta ishin të shumtë. E dyta, Enver Hoxha nuk kishte arsye pse të merakosej për nevojat e Perëndimit për të siguruar Solzhenicinë të tjerë. Dhe e treta, kur doli libri “Dimri i Madh” emri i Enver Hoxhës ishte lartësuar me arritjet e jashtëzakonshme historike në industrializimin e vendit dhe me rolin dhe autoritetin e Shqipërisë në rajon dhe në botë në favor të paqes përfshirë konferencën e Moskës, Pashalimanin dhe daljen nga Traktati i Varshavës etj. Veprat e Kadaresë janë të frymëzuara nga ky realitet, ashtu siç jetonte populli, në valën e punës e të rritjes për të dy. Ato janë perla të një epoke plotë sakrifica të pranuara për ta bërë Shqipërinë një shtet të zhvilluar e të pavarur, siç u bë dhe u respektua nga bota.
    Fakti që disa vepra mund të interpretohen në dy mënyra apo më shumë tregon pasqyrimin e karakterit universal të shtetit e të pushtetit në jetë dhe në letërsi. Ato janë njëlloj në të gjitha regjimet, dallohen vetëm nga fakti se kujt i shërbejnë me demokracinë dhe kë luftojnë me diktaturën.
    Ndërsa nuk kishte asnjë arsye pse ta dënonte Kadarenë, Enver Hoxha kishte shumë arsye për ta promovuar atë, qoftë edhe për një libër të vetëm të Kadaresë që nuk e heq dot nga dora, që të jep krenari të ligjshme si pasardhës i një populli të lashtë me një histori të papërkulur, gjuhë dhe kulturë të pamposhtur nga ajo e pushtuesit, që ka mbijetuar e ka mbrritur në kohët moderne, një libër që përcjellë inteligjence shumë shekullore shprehur me dashuri dhe art sa magjepës për heroiken aq dhe stigmatizues për keqbërësin, një penë dinjitoze në vazhdën e treashëgimisë sonë kulturore.
    Realiteti gjithmonë ka shumë pamje dhe Kadare i pa ato, ca më heret e ca më vonë, po askush, aq më pak ata që i peshojnë veprat letrare për klasifikime e çmime, nuk kanë të drejtë ta akuzojnë atë si shkrimtar oborri që i bëri elozhe pushtetit në fuqi apo vetë Enver Hoxhës sepse kjo do të ishte një gënjeshtër e madhe, një mashtrim dhe zgjidhet lehtë me një propozim: Kush akuzon për elozhe gjyqit mund t’i drejtohet që shpirtin ta qetësojë. Por që të mos turpërohet lapsin të marrë në dorë dhe në veprat e Ismail Kadaresë elozhet fantazëm të kërkojë, dhe t’i trumbetojë kur të zbulojë qoftë edhe një epitet, një figurë letrare, një frazë, një paragraf, aktivitet, opinion apo konkluzion që të mos jetë i vërtetë me gjithë përmasat letrare që merr. Dhe vetë Ismail Kadare e di këtë, ndryshe do t’u kishte vënë flakën atyre, por ato nuk kanë elozhe, ato kanë vetëm frymëzim demokratik popullor për çdo popull dhe lexohen me ëndje në mbarë botën.
    Kush mban kapele kur sheh apo gjykon Kadaren duhet ta heqi atë e ta marrë shtruar se në këtë rast nuk kishte rëndësi çfarë ngjyre kishte pushteti, për sa kohë që pati mbështetjen e një populli të tërë në luftën për çlirim dhe në paqe për rindërtim e begatim. Ai që do të kuptojë dhe do të ketë kurajo letraro-artistke për të shkruar epilogun e asaj kohe deri në në vitin 1990, tashmë historike, do ta pasurojë letërsinë me disa tragjedi moderne të luajtura në kurriz të një populli të vogël me zemër të madhe. Kasandra.

  • Pyeteni nje here, Bashkim Mehmet Shehun: si rron ky njeri ne Perendim? Me cfare pune merret?
    Se. mire qe Isa ka ekzil politik si francez Kalores i Napoleon Bonapartit…, po ti Bashkim, si e shtyn krizen e pergjithshme te Kapitalizmit?!
    Sado te te koj Rama, me fjalimet me rast hapje tunelesh ku Memeti dhe familja do fshihej ne rast Lufte, prape, nuk besoj se e shtyn dot…
    Ke ndonje te ardhur tjeter, zoti Shehu?
    Vetem mos na thuaj se rron si shkrimtar, he te kam rixha!

    Pastaj rrfe sa te duash se perse babai yt dhe Ay Tjetri nuk e moren me qafe Isen…apo qe ti me shume ke nderuar talentin e Ises se baban tend…

  • Demo,s’te thashe gje ,por po qe se e ke nga nga ndonje ndjenje personale,apo te verteta qe ne nuk i dime,merr iniciative per rehabilitim.Fakti i thjeshte,qe nje horr,dhe burre k…ve si Bashkimi,kerkonte jape mend,ngarkohet te jape mend dhe te tjeret anatemohen,tregon se kandari nuk funksionon mire.Ato qe thote nje ish student per bashkimin e asaj kohe jane te verteta.Po ashtu nje komentues flet per betonizimin e buxhetit te shtetit nga i jati i Bashkimit,jane te gjitha te verteta.Se kujt i sherbeu mehmeti,se kujt i sherbeu Bashkimi ne ambasaden franceze te kohes le te behet analiza ne komisionin tend te rehabilitimit.E,sa per ata qe ka vrare vete Meti…C’te te them,ka njerez qe i dine me mire.

  • Për biografi apo letërsi?!
    Sa mund t’i përshtatet ky shkrim me ide të stisura e të shplara 80 Vjetorit të Kadaresë!? E para, autori i këtij shkrimi as nuk e ka parë e as nuk e ka idenë si punohej në godinën e KQ të PPSH-s që bënë krahasime absurde. Ishte kërkesë e regjimit të kritikoheshin të metat, gabimet e shkeljet, e të përmirësoheshin ato në jetë dhe në letërsi e arte. Kjo na sjellë tek pika e dytë-regjimi nuk kishte frikë nga askush edhe për asgjë. Ndalimi i “Pashallarëve të kuq” i I.Kadaresë e tregon këtë. Ndërsa tek rasti i “Pallatit të ëndrrave” nuk është fjala për një pallat metaforik, por për një pallat real dikur diku që të shihej dallimi midis pushtetit shtypës që na mbajti 500 vjet në robëri dhe pushtetit popullor që gëzonte mbështetjen e plotë të popullit. Kështu është kuptuar dhe nuk ësht kundërshtuar nga njerëzit. Sa vepra të shquara letrare lexojmë e filma të fuqishëm perëndimor shohim shumica për kohën e shkuar që nga koha e skllavërisë dhe askush nuk i akuzon ato për “aludime, e qëllime të ngërthyer fshehurazi” kundër shteteve e shoqërisë së sotme.
    Interpretimi i “Pallatit të ëndrrave” për të kapur në “gabim” Kadarenë na çon tek pika e tretë, tek mbledhja jashtë kohe e vitit 1982 ku R. Alia që kishte për detyrë të sqaronte shkrimtarin dhe pjesëmarrësit e mbledhjes, i kërcënoi ata në emër të Partisë nga pozita të paqarta, me një parullë që e kishim dëgjuar për njerëz që përdornin postin për veprime kundër pushtetit. Ky kërcënim duket si i lidhur me veprimet nën rrogoz për të bërë të pakënaqur sa më shumë njerëz, me pushtet ose jo, që i kapnin në gabime ordinere, (përveç atyre që e pësonin nga xhelozia karrieriste) dhe i dënonin me rrënjë e me bisht, për t’i pasur më vonë edhe si mbështetës të tyre, siç e pamë kur dolën nga burgu ose internimi e që shpërblehen mirë për vuajtjet e tyre edhe sot se janë edhe të shkolluar. Sipas kësaj logjike e pune me qëllime të ngërthyera fshehurazi, po të përdorim shprehjen e autorit, njerëzit duhej të jetonin me frikë dhe të pranonin çdo bashkëpunim dhe Kadareja, letrarët e artistët nuk bënin përjashtim.
    Nëse ishte fjala për një monument letrar përjetësues, ai , “Dimri i Madh”, ishte bërë i përbotshëm tashmë. Nuk vlen si argument.
    Vetëm e vërteta, pena e tij e artë dhe aftësia gjeniale e shkrimtarit tonë të madh Kadare për të sjellë para publikut tonë dhe atij botëror vepra letrare magnetike dhe udhërrëfyese jo vetëm nga përvoja historike e vendit tonë, por edhe e vendeve të tjerë në kohë të ndryshme, duke filluar që nga Greqia e lashtë, e nderojnë përvjetorin jubile të Kadaresë. Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *