Djali i mullixhiut që u miliarder, kush është oligarku më i pasur i Rusisë i vënë në shënjestër të sanksioneve

redaktor

 

Oligarku Alexei Mordashov është vënë në shënjestër të sanksioneve të BE-së pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia shkruan “The Guardian“.

BE ka ngritur disa shqetësime rreth tij pasi Rossiya Banka, ku Mordashov ka interesa financiare është “banka personale” e zyrtarëve të lartë të Rusisë që kanë përfituar nga aneksimi i Krimesë.

Unioni gjithashtu beson se mediat ku biznesmeni ka investuar kanë ndihmuar në destabilizimin e Ukrainës përmes televizioneve pro ruse.

56-vjeçari me origjinë nga një familje e varfër nga Cherepovets, me baba mullixhi, u bë drejtuesi i kompanisë më të madhe ruse të hekurit dhe minierave, Severstal në 1996.

Në listën e personave më të pasur në botë të publikuar nga revista “Forbers” në 2021 ai ishte në vendin e 51. Në atë kohë, pasuria personale e Mordashov ishte 29.1 miliardë dollarë.

Por pasuria në total e oligarkut është shumë herë më e madhe.

Kompania Severstal, ku shumicën e aksioneve e zotëron Mordashov është e lidhur me prodhimin e pajisjeve ushtarake të Rusisë.

Në një deklaratë, ai tha se nuk e kuptonte se si përfshirja e tij në listën e sanksioneve të BE-së do të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Nuk kam të bëj aspak me situatën aktuale emergjente gjeopolitike”, shprehet miliarderi rus duke e përshkruar veten jashtë politikës.

Mordashov bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar “tragjedi për të dy popujt”.

Putin dhe Mordashov

 

Pushtimi i Ukrainës duket se u ka kushtuar shumë të pasurve rusë.

“Business Insider” raporton se 22 personat më të pasur në këtë vend kanë humbur 39 miliardë dollarë në 24 orë dhe vetëm Mordashov ka humbur 4.2 miliardë dollarë.

Mordashov ka bërë me dije se kompania e tij e Severstal do të ndalojë dërgesat në Evropë për shkak të sanksioneve, shkruan “Moscow Times”.

Kompania dërgon rreth 2.5 milionë tonë hekur çdo vit në Evropë.

n.s. / dita

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Nuk e kuptoj perse permendet ne artikull qe paska pasur babane mullixhi ! Ka ndonje rregull qe djali i mullixhiut, i shiteses, i hidraulikut , i bariut nuk mund te behet i pasur ?

    • Ka ndonje rregull qe kur thua “mullixbi” e ke share personin?
      Pronlemin e paske ti me mullixhiun, jo autori shkrimit.
      Eshte njesoj sikur te thuhet djali i avokatit.
      Cdo profesion eshte i nderuar.
      Ne kete rast fakti qe eshte djali mullixhiut perforcon faktin qe ky ka qen i varfer dhe ia ka dal mbane duke qene i tille, pra eshte vleresim ne thelb

  • Nusja nuzit ka shku n’Mulli ,

    i ka hi nji mi n’dimi ,,

    brriti – brriti e pickati ,

    dol Mullisi e hallakati ! 🙂

    ja ka fut e ka ujdis ,
    tan dits kangn ja ka knue ,,
    i ka ul kamt e n’shpi a nis ,
    shtatzan ka met s’ka deftue .

    Dhe qe thoni ju lindi djalin qiu ba miljoner 🙂

  • Jo,or jo,.Autori nuk ka qellim te shaje djalin e mullixhiut,por do te tregoje,qe ata qe ngrihen nga hici jane te gatshem ti sherbejne krimit,korrupsionit qeveritar,pa brejtje ndergjegje.Nepermjet bankave ,bisneseve,ndermarrjeve te ketyre pastrohen parate e droges,krimit te rruges,korrupsionit shteteror,,qe s`i gjen dot as dreqi,jo SPAKU.
    Kete nuk e ben dot nje Bankjer me tradite,qe vjen nga nje familje bankjeresh,,nuk e ben nje industrialist qe vjen nga familje e kamur.
    Keta qe quhen bisnesmene nha vendet ish komuniste vijne nga plehrat,,kane qene te zote te vjedhin shtetin,pasurine mbi e nen tokesore te ndermarrjeve socialiste,drogaxhij,hajdute e plehra te ketij lloji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *