Djali i presidentit turk hetohet në Itali

Dita

Bilal Erdogan, djali i presidentit të Turqisë Rexheo Taip Erdogan është në telashe me drejtësinë italiane.

Sipas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Bolonjës ai hetohet për pastrim parash.

Ai është denoncuar nga një rival i presidentit turk, Murat Hakan Huzan, i cili ndodhet me azil në Francë.

Në denoncimin e kryer ai ka kërkuar hetimin e disa shumave parash të sjella në Itali nga Bilal Erdogan.

Bilal Erdogan u transferua në vjeshtën e kaluar për të nisur studimet e doktoraturës në “John Hopkins University” në rajonin e Emilias.

Nuk dihet shuma e parave të transferuara pasi hetimi është ende në proces, por Bilal Erdogan ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj akuzës.

Share This Article
1 Comment
  • Moooss se ngelen pa gjume kopeja e hallvaxhinjve te Erdoganit ne Shqiperi. Vetevrasje masive kane per te bere langot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *