Nga Duro Mustafai
Në fshatin Vranisht të Vlorës, ku lindi, të gjithë e dinin, që Nase Habili, ishte djali i një xhandari të arratisur nga Shqipëria, por ai, asnjëherë nuk e përmendi këtë fakt, që fshehtas ‘’syve të popullit’’, do ta quante një ‘’aksident’’, ose ‘’fatkeqësi e jetës’’ së tij, për të cilin nuk kishte asnjë përgjegjësi. Por edhe bashkëfshatarët, edhe pse ishte arratisur i ati disa ditë para çlirimit të vendit, (në nëntor 1944), gjatë gjithë jetës nuk i thanë se ‘’ ti, je djali i atij xhandarit armik’’, që ’’tradhtoi atdhenë’’, siç kish ndodhur me të tjerë, kur duhej përmëndur ‘’kleçka’’ në biografinë e tyre. Dhe Nasja, ai njeriu i urtë e i dashur, për vete dhe njerzit e fshatit mbeti djali pa baba, e me baba gjallë po të panjohur, fshehur diku në ndonjë vend të humbur të botës…. Kjo ndodhi për gjatë 56 vjetëve. Dhe ndodhi kjo, ‘’e pabesueshmja’’ për kohën, ndoshta sepse djali nga Vranishti nuk e kish njohur kurrë babanë e vetë. I jati e kish lënë në barkun e nënës që tre muajsh dhe, duke pasur frikë nga komunistët, xhandari Merçan Habili ia kish mbathur jashtë shtetit.

Ish larguar nga frika se dëgjonte që ‘’komunistët i vrisnin xhandarët’’. Atëhere në rrugët e qyteteve, fëmijët, shpesh këndonin këngët që u mësonin të rriturit, antifashistë, mes tyre edhe vargjet: ’’Me zhandarët kemi punë,/ Se kanë vënë lule shumë’’ ( Ish koha që pas çdo aksioni ‘’spastrimi ndaj terroristëve të kuq’’ ), xhandarëve u jepeshin ‘’lule’’-grada. Kështu, ish ballistin gjysmë analfabet, Merçan Habili, pas Operacionit gjerman të Dimrit, do ta shikoje me gradën e kapterit… Po nuk harrohej edhe një këngë tjetër, që do tja shtonte frikën: “Dilni qetë e Ali beut,/Të shihni djemtë e Mehmet Shehut’’. Dhe, veç frikës së të qenurit xhandar, ai mund të kishte edhe shkaqe të tjera. Thuhej se njerzëve të lidhur me pushtetin, do t’u merreshin edhe tokat, po ai vetëm 4 dynym tokë kishte në pronësi të tij, megjithatë “toka i dhimbsej”, po ndoshta i dhimbsej më shumë edhe ajo, uniforma e bukur e xhandarit dhe grada e kapterit. A thua për këtë e shkaqe të tjera të paditura, Merçani u largua nga vëndi të zinte vend në një nga shtetet më të largëta të globit, në Australi!

HEROINA E NJË KËNGE…
Xhandari vranishtiot, që u arratis nga Shqipëria, iku nga sytë-këmbët e nuk i shkoi ndërmend se do të linte prapa edhe një histori, që patjetër do t’i ketë shërbyer të birit. Gruaja e tij, Teferri Myslimja-Hibraj ishte e njohur në fshat e në krahinë për një akt të rrallë trimërie. Ishte 14-15 vjeçe atëherë, kur e veshur si djalë, ia zbrazi revolen në gjoks vrasësit të babait të saj, e mori hak, se s’kish vëlla të rritur. Për këtë siç është zakoni në Labëri, dikush i ngriti një këngë që nuk është harruar e këndohet edhe në ditët tona, duke e lidhur lartësimin e emrit të vajzës edhe me atë të fshatit që e lindi. “Vranishti një rrëzë mali/ Nxori një flori /Zbriti një vajzë nga mali /Me revole mu në gji/ Mori hak për babanë, /se s’kishte njeri “.
Sado që koha e Teferrisë kish nisur të ikte dhe gjakmarrja po konsiderohej “histori e të shkuarës”, në Labëri heronjtë nuk vriten, ata mbeten të gjallë edhe pas vdekjes, mbeten në kujtime e në këngë… Ja pse Teferria me këngën e saj bënin që për Nasen të thoshin: “Është e vërtetë që ai djali ka baba xhandarin e arratisur, por nëna e tij është heroina e këngës “Vranishti një rrëzë mali..” Ndërsa Nasja vetë , “është një djalë i urtë punëtor e i mençëm, që punon kokulur, shikon jetën e tij e nuk trazon jetën e të tjerëve.” Dhe nëna me të cilën jetonte, “Heroina e këngës” do të mbetej edhe “Heroina e halleve”, që punonte natë e ditë me të vetmin qëllim të jetës, që djali i saj i vetëm të bëhej më i miri i të mirëve, jo si i ati, që “nuk kish tradhtuar vetëm atdheun, por edhe gruan me djalin e vetëm”.
Megjithatë, në fshat, dinin të bënin diferencime mes gruas e djalit dhe babait të arratisur. Po flisnin haptas se Merçan Habili, është tradhtar i atdheut, edhe pse nuk dinin të kish bërë ndonjë krim të dukshëm. Por, edhe i biri nuk kishte thënë ndonjëherë se, babai i tij fajtor duhej “vrarë, a varur në litar”, siç mund ta mendonte ndokush. Megjithatë, edhe ai, nuk e fshinte përbuzjen që kish për tradhtinë e babait, duke sjellë ndërmend atë traditën e labit që tradhtinë e konsideronte të hidhur si vdekja. Prandaj, gjersa u bë 56 vjeç, Nasja nuk e kërkoi, nuk e takoi e as ia pa fytyrën, qoftë edhe në ndonjë fotografi, babait të vet. Atij, kish vite, që mundohej t’i harronte edhe emrin… Sepse nuk ia kish as nevojën.
Vranishti për Nasen nuk ishte vetëm vendi i lindjes por edhe i mbijetesës. Dhe atëhere, në kushtet e luftës së klasave, Teferria me Nasen jetuan vitet, që jetonin gjithë fshatarët, të vështira ishin kushtet ekonomike, po jo nën trysninë e burgosjes ose internimit, që bëhej për familje të tilla me njerëz të arratisur. Vranishtiotët janë njerëz të mirë, që dinë të ndajnë me zgjuarsi të mirën nga e keqja, na thotë Nasja dhe shton.. ‘’Ke parë ti ?, Ti pret të, të çojnë në punë të rënda, (se helbete, je biri i një të arratisuri) , kurse Këshilli Popullor, njëzëri vendos të shkosh në qytetin e Vlorës, në një kurs të përpunimit të hekurit, e të thonë, se : “’Do hapim një kovaçhanë në fshat e ti, si zanatçi, do t’i shërbesh fshatit, se kemi nevojë.” Kështu punoi për vite të tëra, midis njerëzve të mirë…’.
Dhe përmend ata që e ndihmuan edhe në lidhjen e martesës së tij me një vajzë të mirë e nga një familje e mirë, që e pëlqente… Dhe prej atyre që e ndihmuan gjatë gjithë jetës së tij, që nga fëmijëria, ishin kuadro të fshatit, që Nasen e njihnin mirë, dhe e mbanin pranë, si djalin e tyre… “Nuk i harroj unë ata,na thotë Nasja. E si mund të harroj Maman Saliun, Alush Majkon, Çobo Osmënin, Mëno Limajn e të tjerë, që e mbajtën në këmbë jetën time, prandaj atyre do t’u jem mirënjohës, për gjithë jetën…’’
Në fakt, larg çdo paragjykimi, ata, kuadrot e njerëzit e mirë të fshatit u kujdesën për të si për djalin e tyre, e shkolluan, e dërguan në kurse, e ndihmuan të kishte një banesë srtehimi e të krijonte një familje të mirë e të bëhej njeri i punës. Edhe po të ishte i ati në fshat, ai xhandari gjysmë analfabet, për djalin e tij, s’do mund të bënte më shumë. E Nasja kaq gjë e dinte..
Është interesante, por është fakt, që fjalët e mira për Vranishtin e njerëzit e tij, i kemi dëgjuar edhe disa vite më parë nga një i internuar. Pas vrasjes së Beqir Ballukut, e shpalljen e tij si “Armik i popullit”, kushëririn e tij, Xhemal Ballukun e larguan nga Tirana. Ai qëndroi për 9 vite i internuar në fshatin e Nases, në Vranisht të Vlorës. Por, vranishtiotët e kishin kuptuar se Xhemali nuk kish bërë asnjë faj, po ishte viktimë e mbiemrit Balluku, prandaj e trajtuan si të tjerët, madje duke ditur profesionin e tij si rrobaqepës, i dhanë rrobaqepsinë e fshatit. Dhe “i internuari”, u priste e u qepte bukur rrobat, burrave dhe grave të fshatit, u stoliste pajën nuseve dhe çantat fëmijëve të shkollës. Dhe merrte prej të gjithëve falënderimet, bashkë me dëshirën e mirë për ta ndihmuar në çdo nevojë që do të kishte. Për këtë, kohë më parë, ka botuar një shkrim të veçantë, gazeta ‘’Dita’’, ku Xhemal Balluku thoshte edhe se “Në Vranisht unë isha i ‘’internuar mes miqve’’. Këtë shkrim e mirëpritën vranishtiotët e pas rikthimit të tij në vendlindje, nuk i ndanë vizitat e tyre në shtëpinë e Xhemalit, në Tiranë.

TAKIMI PËR HERË TË PARË: DHE TË FUN DIT ME BABANË…
Po ja vjen një ditë që çdo gjë ndryshon. Ndryshuan sistemet politike. Pas viteve ‘90-të në Shqipëri “Erdhi demokracia”. Po xhandari Merçan Habili me të birin, a ndryshuan ? Që nga Australia e Largët vjen lajmi, se i arratisuri, jeton e, siç thoshte, nuk e kish harruar Atdheun, madje ndonëse ish martuar me një grua të huaj, e kishte 4 fëmijë, thoshte se nuk e kish harruar as familjen, as djalin e vetëm. Dhe i dërgoi edhe një letër djalit që i kërkonte të takohej, tani që edhe rrugët ishin të hapura… Dhe Nasja jetonte me dilemën: Të shkonte, apo të mos shkonte te babai, i cili në letrën që i dërgonte, i shkruante edhe se “Dua ta njoh e ta përqafoj, për herë të parë dhe të fundit, birin tim…”. Kjo letër, natyrisht që ngjalli debate me pro dhe kundër, në rrethin familjar dhe fisnor të Nases, por edhe mes fshatarëve…..
Tregon Nase Habili : “Më ishin qepur njerëz të fisit tim, por edhe fshatarë, moshatarë të mi, që të takohem me “ish babanë”, se “koha ka ndryshuar”, dhe “gjaku nuk bëhet ujë”, më thoshin. Por, e kisha të vështirë. Më parë, unë kisha dënuar tradhtinë e ti, e tani më dukej se po tradhtoja veten time. Megjithatë, ata që më këshillonin, më thoshin edhe se ai s‘kish qenë kriminel e se nuk ishte në listën e atyre tradhtarëve që Qeveria komuniste e Tiranës u kish ndaluar ardhjen në Shqipëri. Se ai, siç më shkruante, mund të vinte vetë këtu, po gjendja e rënduar shëndetësore dhe ajo mosha mbi 😯 vjeçare, nuk e lejonin të vinte nga Australia e largët gjerë në Vranisht. Në Australi, Xhandari kish mësuar shumë gjera që më parë nuk i dinte. Dhe, kish kuptuar se ishte më e lehtë të arratiseshe nga vendi yt, se sa të jetoje ditët në liri, në një vend të huaj. Ishte malli, që me kalimin e viteve, të gërryen shpirtin nga brenda. Dhe vjen një ditë që në vendin e huaj edhe buka të duket e hidhur dhe dielli nuk të ngroh. Dhe ai s’po duronte të shikonte të birin.
I kish thënë se do ta priste në aeroportin e Melburnit, me një flamur të vogël shqiptar, por nga hutimi, atë ditë, flamurin nuk e ngriti dot. Veç vrapoi tek i biri. Atë e kish njohur menjëherë, se djali i kish ngjarë të atit, ishte kopja e tij. Shtëpia e të atit në Melburn ishte e madhe, po njerëzit e “familjes”, nuk e pritën njëlloj, babai me të dy djemtë ishin më të afruar e më të dashur, kurse dy vajzat, që ishin të martuara, as nuk deshnin ta takonin, e çuditeshin pse një burrë “i huaj”, vinte nga larg e hynte në jetën e tyre, prandaj, Nases ato i sillnin bezdi e ftohtësi. Veç kësaj, ne e pyetëm Nasen, se çfarë i kish bërë më tepër përshtypje nga qëndrimi në shtëpinë e babait. E ai me një ton të qetë do na thoshte se, babai im familja dhe shtëpia e tij, ku unë qëndrova për më shumë se një muaj, më dukeshin si vende të çudirave.
Shtëpia kish një dhomë si një muze i vogël, ku dallohej një flamur i madh shqiptar, pastaj, në mure fotografi të shumta me pamje nga Shqipëria, Vlora e Labëria, nga grupet polifonike dhe ai i Vranishtit në Dizhon të Francës, pamje nga paradat ushtarake dhe ato të 1 Majit në Tiranë, kishte edhe kaseta me filma shqiptarë dhe me këngë. Të gjitha këto, mund t’i ketë marrë nga interneti, apo të dërguara nga shqiptarë me banim në vende të Evropës. Po , babai im nuk i komentonte pamjet e reliket e ekspozuara, e unë edhe pse çuditesha, prapë mendoja se ai nuk e kish ekspozuar në shtëpinë e tij, një pjesë të Shqipërisë, se ish patriot, e këtë patriotizëm, desh të ma tregonte edhe mua, Jo, jo, se po të ishte kështu, ai prej kohësh do të gjente mundësinë e kthimit në atdhe. Për mua, ndonëse ish babai im, ish xhandari mbetej xhandar, që ëndërronte të vinte koha e tij. E kur dëgjoi për rënien e komunizmit, i ish ngjallur edhe shpresa se Shqipëria do bëhej si atje, ku jetonte… Po, te njeriu, malli për vendin ku lindI, nuk fshihet. E atje, me atë dhomën Muze, babai mundohej të shuante mallin..’’,
Në vijim të bisedës do më kujtohej se Nase Habili, njeriu i lumtur e babai i dy fëmijëve të lumtur, nuk është larguar nga vendlindja e tij, Vranishti. Nga shteti mori ato katër dynymë toke që ia sekuestruan babait xhandar. Tokën e lëshoi me qira. Dhe, me ndihmën e të birit, ndërtoi një shtëpi të bukur në fshat të pajisur me të gjitha orenditë. Nga fshati, unë nuk largohem, na thotë Nasja. A e dini pse? Dhe duke perifrazuar Çajupin shton: “Këtu kam lerë, këtu dua të vdesë, Se,këtu më kanë bërë nderë”…
E dini ç’më tha babai kur unë do të merrja rrugën e kthimit për në Shqipëri?.. Më përsëriti fjalët e tij, kur u takuam për herë të parë, që “Ne i ngjajmë njëri tjetrit’’…Dhe mua nuk mu durua pa i thënë: “Po, ne jemi të njëjtë, por veç në një gjë nuk i ngjajmë njëri tjetrit. Unë nuk do të arratisesha kurrë nga mëmëdheu, sikur edhe bukën thatë ta haja gjithë jetën… Kurse ti ke, na le e na tradhtove dhe unë kam të drejtë të pyes: vërtetë je babai im?”

Bukur Duro , histori prekëse !
Në s’gaboj , ti Duro , në vitin 1951 , në Vlorë më ke pranuar anëtar të Rinisë .Atëhere kjo punë ishte serioze ,
sikur më pranove në Parti .
Të uroj jetë të qetë e me nder !
Duro Mustafai, pavaresisht moshes, vazhdon te mbetet nje punetor i palodhur i publicstikes. Edhe ne kete shkrim, ai i ben te njohur opinionit publik fatin tragjik gjate regjimit monist te djalit te nje te arratisuri politik. Nje shkrim shume i bukur dhe emocionues. Por duke e njohur shume mire jeten e Nases doja te saktesoja disa momente qe nuk dalin ne shkrim. Fill pas luftes kur iu arratis i jati si ish ballist dhe xhandar kuisling, Nasen 1 vjecar dhe nenen e tij Teferrine, i kishin perzene nga lagjia e tyre dhe i kishin futur ne nje banese te braktisur ne nje lagje tjeter e cila kishte dy dhoma. Ne nje dhome jetonte Nasja me nenen, ne dhomen tjeter strehoheshin dhite. Pavaresisht se nene Tefua ishte halla e Deshmorit te Atdheut Nazif Qerimi, autoritetet e fshatit te asaj kohe nuk e merrnin parasysh kete fakt.Kjo gjendje vazhdoi deri ne vitin 1966 kur shkoi ne Vranisht Maman Saliu familjarisht .Per hir te se vertetes ai ndikoi qe Nasja dhe nene Tefua te riktheheshin ne vellezerine e tyre dhe te jetonin si njerez normal. Kjo ndikoi qe Nasja te krijonte edhe familjen e tij duke lidhur kurore me Salushen, nje nga vajzat me te mira te Terbacit me te cilen mbushi shtepine me tre djem dhe nje vajze. Nasja sic ishte kovac i zoti, qe edhe nje artist brilant. Si hedhes i grupit te Vranishtit, zeri i tij eshte i regjistruar ne shume kenge te incizuara mga Radio Tirana. Nasja nepermjet vellait te Dhimiter Varfit, kengetarit te Himares, qe jetonte ne Australi, meson adresen e te jatit. Ishte koha kur Ramiz Alia kishte filluar te liberalizonte politikat shternguese dhe izocionaliste. Ne keto kushte ai lidhet me te jatin i cili i ben garancine per te shkuar atje. Ne vjeshten e vitit 1990 Nasja shkoi ne Austali, ne qytetin e Brisbanes. Ketu e zuri edhe pluralizmi. Ai e informoi te jatin per peripecite qe kidhte kaluar bashke me Tefon dhe per njerzit qe i kishin hedhur doren.Nasja atje qendroi rreth 6 muaj. Ai edhe mund te rrinte atje. Por ai nuk mund te braktiste nenen, gruan dhe femijet. Edhe Mercani nuk i beri presion qe te rrinte. Ky i tregoi Nases edhe nja dy letra qe i kishin shkruar bashkefshare te tij se gjoja Tefua ishte martuar. Ai u lehtesua shpirterisht se Tefua kishte ngelur nje grua kapedane qe vazhdonte ti kendohej kenga. Mercani atje ishte martuar me nje grua te divorcuar me te cilen kishte nje djale, Dinon. Pra Nasja ne Australi nuk njohu vetem babain, por edhe vellain..Eshte e vertete ajo qe shkruan Durua se dhoma e Mercanit ishte nje muze i vogel shqiptar, por per hir te se vertetes grupi i Vranishtit nuk ka qene ne festivalin e Dizhonit. Ne kete festival Shqiperine e ka perfaqesuar Asambli i Shtetit. Grupi i Vrnishtit ka qene ne France nga mesi i viteve 80. Nasja u rikthye ne Vranisht per te qene ne krah te familjes se tij. Por fati i keq nuk ju nda. Atij pas humbjes se nenes, humbi edhe bashkeshorten dhe njerin nga djemte. Megjithate ai nuk u dorezua. Vazhdon ta ndaje jeten mes Vranishtit, Italise dhe Greqise , ku ka femijet e tij. Nepermjet femijeve mban lidhje me Dinon ne Australi, pasi Mercani ka vite qe nuk jeton me. Nase Habili eshte nje shembull i qarte i njeriut te vuajtur por shpirt gjere dhe mirenjohes. Edhe njehere pergezime Duro Mustafait per kete shkrim.
po more burre po por torturat e komunistave si ke vuajtur ti shoku ;;burrre tani i vranishtit ;;;;; keni pasur fatin ju se ndonje ;;;;,,,, tip ju ka mbajtur ne fshat dhe pastaj ju cuan ne stage per ;;;;;; po te kishin interrnuar do t folje ndryshe ;;;;se do te jetoje si kafshet ;;;dhe kurre sdo ta shikoje babin tradhetar ;;;;,,,, se do te vdisnje nga puna e veshtire ;;;po te jetonje 5 vje ne interrnim si ne ;;;;;;;;;pastaj do te gjukoje ndryshe ;;;;;kur se ka provuar inernimin ;;;; skllaverine nuk mund te flasesh ;;;ne interrnime do te punoje si kafsh dhe do te treteshe si nje kanibal ;;te haje nje her ne dite ;;te fleje ne nje kasolle si dele dhe te pije uje me piselliqe ;;;;;provoje nje here vetem nje dite ;;pastaj flit ;;;;;gjuko ;;;;; dhe babi jot ne vend te shkonte 15 vjet ne burg nga bolsheviket ;;me mire beri qe shkoi ne australi ;;se ne burgjet e enverit ;;;; ne spac ;;;;;;;;;;;pyet te burgosurit ;;te internuarit se do te hapin syte ;;;;;
Eliot, nuk eshte vendi per te bere te tilla komente si ben ti. Historia ndertohet me ngjarje konkrete e jo me sikure.
ELIOT :- Pirdh te Shfryhesh ! Paske shume Gazra ne bark, rrezik te te shkojne ne zemer ?!
juve nuk u erdhi mortja o Duro prej xhandareve dhe djemve te tyre.Juve ju erdhi mortja prej kolapsit ekonomik.Nuk ua ka fjin as Nasja kovaci me te jatin,as Ramizi me te birin.Goditjen emadhe e moret kur Enver Hoxha shkeputi zorren e ushqimit kinez.Goditjen e dyte e moret kur Enver Hoxha beri tufezimin dhe suprimimin e tre dynymshit.Zorraxhij qe verdalliseshin ne bllok per kerma kishit sa te duash si Saliun dhe Balliun.O Saliu,O Balliu do ta merrnin kermen,nuk do vinte xhandari me te birin nga Vranishti..Te gjihe pushtetet ne Shqiperi keto 28 vjet jane nga rrace e kafsheve qe ruajne per kerma.Ja ky igjati qe vendos taxa per fakiret,e ka mendjen si te liroje nga taxat barkderrat oligarke,qe te perfitoje prej tyre ryshvet.
Ore zoteri ! Ti thua se i jati, xhandari kishte frike nga komunistet dhe ia mbathi jashte. Tani pyetja lind: Pse kishte frike ky xhandari nga komunistet kur ” nuk kishte bere asgje ” ? Po lerini keto ” rishkrime ” te historise me budallalleqe katundi. Ai qe s’ka bere asgje nuk ka arsye as te kete frike dhe as te ike. Jeni bere bajate dhe njerez pa dinjitet fare.
HISTORIAN ..PO ATO QE NUK HIKEN POR QE BENE LUFTEN ISH PATIZANE SI BEQIR BALLUKE KELLEZI KADRIU ME SHOKE SI PERFUNDUAN ….?ME THUAJ PAK ..PO TA DINTE BEQIRI SE DO TA VRISNIN SI QEN ..JA MALLATE NE KEMBE PER NE AUSTRALIE .. EDHE PSE I DUHESHIN10 VJET PER TE ARRITUR …AI QE SKA BERE ASGHE SKA ARESYE TE IKI ..HA HA HA HA HA DIN TE LEXISH SHQIP APO BEN SI NAIVE …. ENVERI I VRAU TE GJITHE PARTIZANE APO BALLISTA PER ENVERIN ISHIN RIVALE ARMIQ ME DASHJA APO PA DASHJE… SI KUJTONI JU DIK KOPERFID …. QE ME MIRE TE PERFUNDONTE I PUSHKATUAR NE DAJT SI QEN APO ME RRALLAT E VAJGURIT ME BICIKLETA E MAOS APO ME VETURA FRIGON PLOT NE AUSTRALIE ..DHE GJITH T E MIRAT ….KA NJA 1 MILION SHQIPTARE QE DUAN TE NDERROJNE VENDIN ME KETE GJANDARIN …PRANDAJ MOS FOLNI SI COBANE ANALFABETA …. EDHE ASHTAJNI IKU NE AMERIKE DHE SU PENDUA KURRE ..ME NAZUSTAT DHE KOMUNISTAT MUND TE NDODHTE CDO GJE .. TE MERNIN NE MES TE NATES ..DHE TE BENIN ARMIK SE NEXHIJE HOXHA PA NJE ENDERRRRRR…..