“Djali im ka gjak ukrainas”, Szczesny: Refuzoj të dëgjoj himnin rus, refuzoj të zbres në fushë!

Amelda Amelda

Polonia vendosi të mos zbres në fushë, të mos luaj kundër Rusisë në “playoff” e Botërorit, pas sulmuesve të vazhdueshme që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës.

Në krahë të vendimit të marrë nga federata polake ka dalë edhe portieri i Juves, Wojciech Szczęsny:

“Bashkëshortja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainasi, një pjesë e familjes tonë ndodhet ende në Ukrainë, një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të mi janë nga Ukraina dhe janë njerëz të shkëlqyer.

Të shohësh fytyrën e tyre kupton frikën e madhe që i ka mbërthyer, frikë për vendin e tyre. Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e një vendi si Rusia. Refuzoj të qëndrojë në këmbë e të dëgjoj himnin e tyre. E di që thirrja ime është thjeshtë simbolike por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të reagojnë”, shkruan ndër të tjera Szczensy.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Edhe ne shqiptaret e duam Shqiperine!
    Kurre nuk kemi pranuar Tallavane!
    Kurre nuk kemi pranuar qe Banda Kriminale ti quajme Parti Politike!
    Nuk kemi lejuar kontrabande me Serbine!
    Nuk bejme pjese te Ballkani Hapur!
    Nuk kemi shkaterruar ushtrine!

  • Filluan legjendat me Lej Fener komuniste , si caraci i tirones Vedhiu ka shit fiq e sa nuk vdiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *