Djali përplaset me timonin e biçikletës dhe humb shikimin

Gazeta Dita

Një 9-vjecar është verbuar në njërin sy pasi kur ra nga bicikleta, u pengua aksidentalisht në timon.

Ciaran Donnelly nga Glasgow ishte duke luajtur dhe u shmang për të mos goditur motrën e vogël, por e pësoi vetë.

“Ai ra nga bicikleta dhe timoni i hyri në sy. Ishte e tmerrshme. Fillimisht menduam se kishte ndonjë shenjë të zezë por u bë shumë më keq. Mundësitë që ti kthehet shikimi janë shumë të vogla,” – tha mamaja e tij për Metro.

Pas incidentit, ai u dërgua menjëherë në spital, ku u fut me urgjencë në operacion për ta mjekuar plagën.

“Aksidenti nuk më ka ndaluar dhe nuk u shqetësova shumë kur ndodhi. Ishte ditëlindja e motrës sime dhe mora më shumë urime se ajo,” – tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *