Bledar Dido ishte vetëm 18 vjeç kur u largua per herë të parë nga Shqipëria. Ishte një nga ata të rinj shqiptarë, të cilët nisën vite më parë një udhë të gjatë emigrimi plot sakrifica, larg familjes, shpesh pa ditur as çfarë do u sillte e nesërmja. Bledari emigroi në vitin 1999.
“Fytyra e nënës dhe e babit atë ditë që ika, nuk më hiqej për një kohë të gjatë nga mendja – thotë ai. Ditët e para në vend të huaj kanë qenë më të vështirat. Vështirësi me gjuhën, vështirësi me integrimin. “Si ndihesha? Si të ndihesh kur do të flasësh e nuk mundesh, kur ke nevojë për dicka e askush nuk të përgjigjet? Ndihesh kaq i pafuqishëm dhe vetëm – tregon Bledari.
Por ai ia doli mbanë, në një vend si Anglia, ku shumë të tjerë dorëzoheshin ose i drejtoheshin krimit të rrugës. Sot Bledari jeton në Eastbourne dhe është i njohur për gatimet e tij në një nga restorantet më të frekuentuar të zonës.
“Fillimisht e nisa nga A,B,C-ja angleze. Më duhej të komunikoja dhe të më kuptonin. Njerëzit duhet të dinin se çfare kërkoja dhe sa i aftë isha në fushën ku doja të punoja. Sapo perfeksionova gjuhën, shkova në një kolegj për turizëm dhe shërbime klienti. Mësova si të sillem në një ambjent të tillë. Dhe kuptova se ishin të gjitha mundësitë për tia dalë mbanë në atë që më pëlqente, gatimin” – rrëfen Bledari për Ditën.
Hyri në atë restorant dhe mësoi atë që shkolla ende nuk ia kishte mësuar për mjeshtëritë e gatimit. “Duhet punuar fort e me durim. Sot besoj se kam arritur diçka”.
Bledari është tashmë një mjeshtër në kuzhinën italiane, sidomos në pica, pasta dhe prodhime deti. “Ndihem mirë kur klientët mbeten të kënaqur. Kjo është puna ime, kjo është jeta ime – thotë ai. Frikërat e fillimit tashmë janë lënë pas.
Ai bën një jetë normale, pagesa është e kënaqshme për të jetuar mirë. “U bënë 12 vjet që punoj. Pavarësisht të mirave që ofron jeta këtu, më duhet ta pranoj që boshllëkun që ndjej për familjen time nuk e mbush kush” – thotë ai.
Jam krenar per njerez te tille qe punojne me ndershmeri e djerse balli e jo me budallalleqe qe nuk te çojne gjekundi, por nje dite ne burg…
Suksese dhe mbaresi Bledar.
Perkushtimi dhe vlersimi ndaj punes qe ben japin gjithmon rezultate.
Suksese Bledarit po nje artikull per nje rob qe eshte guzhinier ne Angli?!
Kaq poshte kemi rene?