Në institucionet publike në Shqipëri, burokracitë janë të pranishme gjithandej.
Por, ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se nuk do të ketë tolerime dhe se çdo punonjës do të japë llogari sipas punës që kryen.
Ministri tha se nuk do të lejojë asnjë shkelje për afatet kohore të shërbimeve.
“Nëse vartësit tuaj nuk shërbejnë kur të vijë historia që të jap llogari unë, ministri i Drejtësisë përpara qeverisë dhe më lart kini parasysh që ju të gjithë do të keni dhënë llogari, të gjithë me radhë sipas hierarkisë. Ju lutem shumë merrni masat. Nëse afati është 48 orë do të shërbehet për 48 orë. Nëse është një javë, një javë. Asnjë sekondë më shumë, zero sekonda. Nuk më duhet fare jo kam punë, jo isha në tualet, jo mora raportin mjekësor, nuk vlen, zero”, deklaroi ai.
Ministri i ri në komunikimin e parë me vartësit kishte pikërisht këtë shqetësim, ndërsa më vonë do të vazhdohet me prioritetet e tjera.
“Kam qenë dhe mbetem përkrahës i pikëpamjes së afateve. Djalli i korrupsionit fshihet tek detajet, detaji numër një është afati. Nëse nuk shërbehet në afat është e sigurt që ka korrupsion. Nuk di asnjë nismën tjetër, asnjë arsye tjetër”, nënvizoi ai.
Ai u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke theksuar se edhe në këtë reformë, ministria që drejton do të japë ide për çështjen e afateve dhe procedurave.
“Ideja kryesore i joni që do përçohet kudo në çdo nivel për reformën në drejtësi do të jetë çështja e afateve dhe procedurave. Do insistoj fort që rregullat procedurale të jenë të shkruara thjesht, qartë, të kenë kuptim, sens, të fillojnë nga 1 tek 2, jo nga 1 tek 5. Mos të ketë vrima, mos të ketë gropa. Ligjet procedurale duhet t’i kuptojë cilido jo jurist, mjafton të dijë shkrim dhe këndim. Është e kotë të humbim kohë me organizime të mëdha, në qoftë se në marrëdhënien klient-avokat, klienti nuk kupton ligjin avokati spekulon. Insistoj tek ligjet e thjeshta që i shërbejnë njerëzve. Janë provë e njerëzve, as e ekspertëve, as politikanëve”, shton. /Dita/

I SHALLA
Vartesit e Manjanit
Mendje mos te shesin
Duhet te punojne
Edhe kur te dhjesin
Nje BRAVO premtuese.
Rreziku me i madh,mendoj per njerez te tille qe duan te punojne,eshte cilesia e stafit dhe lodhja qe vjen me kohe zgjatjen,qe ben rutinen te mbyt.
Bukur, Manjani…por
dikush do te thote se “isha tek Iliri”!
Cfare do t’i besh ti?!
Zero tolerance?!
Por nuk eshte se ai i gjori shkoi per te kryer nevojat person.
Jo, ai/ajo shkoi per mision integrues. Iliri e di ti kush eshte?
Si i vete puna?
Kush eshte problemi ketu?!
URIME MANJANIT.
Manjani si e ka filluar premton progres, POR, ne se e ul tempon,nuk e con lart e me lart, edhe ky do deshtoje. Desherojme te rite tempon, sepse ka vertet shume pune per te bere.Sekuestro pasurive mbi roge,kyeshte kanceri me drejtesine qe 68 vite fle.
…te shpresojme …mbas erresires se qellimshme20-vjeçare drejtesia na eshte dukur gogoli qe i frigohemi, ngaqe nuk kuptojme,por.. ,por ky eshte nje lajm cilesor…ne do te shohim zberthimin de fakto!!
po zoti Manjani hishni nje sy andej nga Zyra e Regjistrimit te Pronave se eshte segment qe kontrollohet nga LSI dhe gjendja eshte me keq se ne kohe te PD-se. ka shume korrupsion dhe njerzit nuk sherbehen
Sipas reagimit te Z .Manjani ,kuptohet se puninjesit e ministrise se drejtesise nuk kan punuar mire e kjo eshte e vertet. Fjala drejtesi ne Shqiperi eshte bere fjala me e urryer. e fjalorit shiptar.
Kushedi edhe e ben!25 vjet padrejtesi jane shume,po jo aq sa te mos shpresojme.Marrim shembull kombetaren shqiptare.55 vjet me radhe shpresuam,he sot,he neser,saqe na u fiken shpresat dhe pritja u be rutine.Por ja qe nje dite ra nga qielli ky De Biazi dhe realizoi mrekulline.
Po Likja dakort eshte?. Se dhe Nacua keshtu fliste pa hipur ne karrike .
Ne se vertete e ka seriozisht, do jete nje clirim i madh nga stresi dhe problemet qe na kane zene per fyti! Por, jam pesimist, pasi eshte produkt i LSI, te cilen te gjithe e dime kush e udheheq…….
Ti me dukesh si Ajo Liza e Lushnjes e gjithe partia juaj e tille eshte Go to hell
Mos u mburr, mos u lëvdo ! Shume jane mburrur edhe para teje, kudo, por ne fund kane perfunduar tek thenia : ” U mburre o bej u mburre, sa u dhj… ne poture ” .
Ishalla Ti del i larë se te tjeret kane ikur dh… e pa larë.
Po e bere kete je I madh.
Kam pak besim.Eshte vete sistemi qe pjell papergjegjshmerine.Eshte sistem pa moral.Nje sistem pa moral apo nje sistem ku punet i nis dhe i bitis paraja nuk mund te prodhoje reforma cilesore.Edhe sikur ta zeme se ky eshte nje minister me moral te larte dhe me integritet drejtues e profesional prapeseprape do te veproje ne nje mjedis te infektuar nga antimorali dhe nga komuniteti i nje partie thellesisht pragmatiste dhe me nje varg interesash partiake ne lojen politike.Atehere si mund te dale Manjani jashte rregullave qe burojne nga keto interesa?Per mua mision i pamundur ose teper i veshtire.Tung!
edhe SALA me zero tolerance e nisi atehere dhe ja…………..bitisja………….
djalli vete …imagjino si mund te jete vertete…
iu desh nje jave ne pune ketij te zbulonte ate qe Nasipi se beri dot per dy vjet…kesaj i thone cudia LSI…. ka shume mjerane qe i ka zene LSI, zor se sherohen keta….