Në mes vrullit të shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!
Dritë e tij e çan shtrëngatën,
ndrit në shi e në furtunë,
i vetëm lëshon mbi natën,
pakëz dritë e jo më shumë!
Një shok yllit dot s’ia gjetëm,
se dhe yjet bëjnë gjumë,
po dhe një qiri i vetëm,
në të errët ndriçon shumë!
Një i vetëm është më mirë,
se asnjë të ndrijë tokën,
në të thellën errësirë,
njerëzit shpesh e thyejnë kokën!
Gjithnjë pakëz dritë besimi,
greminat i ka ndriçuar,
ndaj i gjithë njerëzimi,
gjer më sot ka mbijetuar!
Dikur Jezu Krishti ishte,
drita mbi këtë humnerë,
Bota Krishtin po mos kishte,
do të ishte një skëterrë!
Ne e njohim atë Burrë,
bir të vetëm Perëndie,
po Ai përmbi të gjitha,
qe një Luftëtar Lirie!
Po ka shumë që nuk më bindin,
ndrisin-fiken si kometë,
se të tillë viganë lindin,
një herë në tremijë vjetë!
Një i vetëm mos ndal kurrë,
farë lirie duke mbjellë,
është në mendjen e njeriut,
errësira më e thellë!
Betejat janë madhështore,
po të gjitha do fitohen,
kur gjithë mendjet njerëzore,
nga drita do të ndriçohen!
Po gjithë Bota ku jetojmë,
mund të kthehet në varrezë,
nëse këtu do gëlojnë,
njerëz me mëndje të zezë!
Ecën kurm i njerëzisë,
nga humnera në humnerë,
vetëm dritë e diturisë,
Botën para do ta shpjerë!
Do vijë koha që diamantët,
të ndriçojnë përsëri,
se qorrat dhe injorantët,
sundohen me lehtësi!
Injoranca me gërshërë,
griu fatin e të gjorëve,
gjithnjë punën ja ka bërë,
më të lehtë diktatorëve!
Injoranca ka sunduar,
me errësirën e saj,
sepse mendjen e ndriçuar,
s’e zhyt dot në terr kollaj!
Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!
Koha dhunën s’e përballi,
Bota kurrë s’ka gjetur paqen,
diktaturat janë si djalli,
në forma të ndryshme shfaqen!
Për dy sy që janë qorruar,
kot që shkrep një yll lirie,
dhe për veshët e shurdhuar,
kot e kot kambana bie!
Me bekim të injorancës,
Djalli qafën e ka trashur:
“Njerëz jini vigjilentë,
se unë gjithmonë ju kam dashur!”
Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!

Duka aaaaaa
studentet , dija ,riniaaaaaaaaaaaaaaaaa
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë:
S’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historisë njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnisë
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzisë.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin tonë e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem’ me ra fli.
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shumë shtrejtë t’u paguhej.
E mrekullueshme….por krahasimi nuk eshte i drejte…po krahason Duken me Migjenin….njelloj si te na krahasosh ne qe shkruajme ne Bllogje me Dante Aligheri
I mrekullueshem Z Duka.
O Duke na cove ke drita e qirirt te Naimit , tani ne shek.e izotopeve.
ne fakt driten (dmth zjarrin)e solli Prometeu, edhe Noli qe ishte prift nuk ia hiqte Prometeut kontributin.Mirepo zjarri dhe Prometeu simbolizojne rebelimin dhe revolucionin.
oDuka imadh ,cma kujtove Diogjenin, me qiri ne dore duke kerkuar njeriun…
Kot lodhesh o Duka…..
Vendi i Shqiptareve ka qene , eshte, dhe do te jete vend VASALESH. Ne krye te popullit VASAL vendosen nga PADRONET udheheqesit…..Shkurt mos u merrni me politike se eshte humbje kohe. Merruni me famljet tuaja dhe njerezve qe ju duan te miren.
Kot lodhesh o Duka…..
Vendi i Shqiptareve ka qene , eshte, dhe do te jete vend VASALESH. Ne krye te popullit VASAL vendosen nga PADRONET udheheqesit…..Shkurt mos u merrni me politike se eshte humbje kohe. Merruni me famljet tuaja dhe njerezve qe ju duan te miren……………………..