Nëse ju çudit çmimi 5 mijë dollarë i një hamburgeri në Las Vegas apo 1 mijë dollarë për një omëletë me haviar në një nga hotelet e Nju Jorkut, në gamën e ushqimeve që konsumatorët i kanë të paktë nuk njihni djathin serb.
Ata që kanë gusto të shtrenjta dhe xhepat plot e njohin shumë mirë djathin e bërë me qumësht gomari, në fermën Zasavica. Ky lloj djathi kushton jo më pak se 800 paund për kilogram. Fermerët thonë se duhen 25 kg qumësht për të bërë një kile djathë. Ferma prodhon gjithashtu edhe qumësht gomari, i cili thuhet se dikur ka qenë sekreti i bukurisë së mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra, e cila bënte banjë me të.
Fermerët në Zasavika thonë se çmimi vjen për shkak të vlerës së lartë që ka qumështi i gomarit, 45 dollarë për litër.