(Meta do hyjë për së gjalli në Eposin e Kreshnikëve)
Dje të gjithë e pamë,
se si Presidenti,
shkoi drejt Kushtetueses,
me inat adoleshenti!
Ecte Presidenti Meta,
me pamje krejt sfiduese,
por fatkeqësisht s’e priti,
askush në Kushtetuese!
Jo Ramaforma,
aty shkretëtirë e ka bërë,
por Mister Vetingu,
i ka rrafshuar të tërë!
Nuk është aspak Edi Rama,
që Vendin e la pa Gjykatë,
po Vettingu gjyqtarët i gjeti,
në babëzi të pamatë!
Meta ecte në bulevard,
me hap luftëtari,
që kur të filloi punën Gjykata,
ai të jetë në radhë i pari!
Ai inat adoleshenti,
i pakuptueshëm është fare,
kur mrekullisht punon,
akoma Posta jonë Kombëtare!
Si shpesh herë dhe kësaj radhe,
Meta na la krejt pa fjalë,
se me një grup të caktuar shoqëror,
dje jo rastësisht u bë palë!
Dje opozita e bashkuar,
i bëri sfidë Njeriut të Gjatë,
Basha shkoi të lozë teatër,
e Meta bëri në bulevard estradë!
Çdo mëndje normale pyet:
“Ç’po bëjnë këta karagjozë,
na kthyen qindra vite mbrapa,
në kohën e dyluftimit me Bajlozë!.”
Eheeej!.Një bajloz i zi ka dalë nga deti,
dhe kërkon të hajë Shqipërinë,
po koka e tij mbeti,
në shpatën që ngriti Presidenti ynë!
Kështu do hyjë në Epos Ilir Meta,
me gjithë trimëritë e tija,
dhe do të mbetet në shekuj,
si Gjergj Elez Alia!
E ç’vlerë do kishte shkarkimi i tij,
nga votat e jo besnikëve,
kur Meta do hyjë për së gjalli,
në Eposin e Kreshnikëve!
Ne Epos emri i tij,
do shkruhet me germa floriri,
nga Dy legjenda do bëhet Tre,
Muji-Halili dhe Iliri!
Arben Duka

Nje bravo te madhe per ty Duka
Dje Basha paska bere teater,
dje Meta paska bere estrade,
hic asgje s’jane para Edit tend
qe ka 6 vjet qe ben Maskarade.