Dje dhe sot!

Ornela

(Që të mos harrojnë ata që e dinë dhe që ta mësojné ata që s’e diné.)

Do kishim të drejtë,
të shisnim pak mënd,
nëse do qe bërë,
më i mirë ky vënd!.

Po sapo kaluam,
këtu Nëntëdhjetën,
Shqipëri e shkretë,
mori tatëpjetën!.

Tamam porsi guri,
në një rrokullim,
që bie e bie,
drejt e në greminë!.

Para Nëntëdhjetës,
s’qe valle dhe këngë,
po shtyllat e jetës,
qëndronin në këmbë!.

Me djersën e ballit,
njeriu jetonte,
shtypja-shfrytëzimi,
më nuk ekzistonte!.

Dhe aherë mbivlera,
nga puna krijohej,
po në arkë të shtetit,
krejt akumulohej!.

Nikoqiri shtet,
e mblidhte në arkë,
dhe nuk shpërdorohej,
as dhe një qindarkë!.

Me ato para,
klasa jonë punëtore,
ngriti në pak vite,
vepra madhështore!.

Miliarda lekë,
qeveria mblidhte,
dhe në investime,
të gjitha i hidhte!.

Ka shumë që sot,
thonë poshtërsira,
po ai sistem,
bëri mrekullira!.

Shqipëri e vogël,
i bashkoi dhe malet,
dhe bëri gjerdan,
me hidrocentralet!

Po të tilla vepra,
sot s’imagjinohen,
dhe tumori i borxhit,
çdo ditë zmadhohet!.

Tej për tej Atdheut,
u bë udhë e hekurt,
po sot hekurudha,
si çdo gjë ka vdekur!.

Aherë as si fjalë,
s’njihej korrupsioni,
as drogat e vdekjes,
as prostitucioni!.

Majat më të larta,
kapëm në arsim,
sa dhe shkollë e mesme,
qe një detyrim!.

Arsimi i lartë,
që sot keq është vrarë,
nxirrte specialistë,
të klasit të parë!.

Nxirrte shkencëtarë,
me formim të plotë,
ndaj dorën s’e shtrimë,
asnjëherë në Botë!.

Mëndje gjeniale,
kish në çdo sektor,
kush mohon këtë,
është vërtet një horr!.

Gjeni sot një mëndje,
si të Farudinit,
gjeniu që bëri,
Kaskadën e Drinit!.

Ai qe i gjithi,
një projekt shqiptar,
dhe s’mund të mohohet,
nga asnjë zuzar!.

Një projekt shqiptar,
gjithë elektrifikimi,
dhe këtu çdo gjë,
nisi nga fillimi!

Po dhe Radovicka,
ishte një gjeni,
sa që Bota s’ka,
as sot si Ai!.

Vijon nesër

Arben Duka

Share This Article
7 Comments
  • Shume bukur duket ta shohesh ate sistem te poshter vetem nga nje ane,por medalja ka dy ane dhe po ta kthejme anen tjeter do te shohim sesi internoheshin sakatoheshin njerez edhe familje pa faj.
    shtypja-shfrytëzimi,
    më nuk ekzistonte, te thuash ne ate kohe nuk egzistonte shtypja dhe shfrytezimi eshte njesoj si te thuash kemi ekonomine me te mire pas Gjermanis

    • Mos i kujto, lamashit
      qe ka pat gal era
      se te qepet neser
      dhe te thote te tjera

      Te kujton burrin
      te kujton allatin
      si nje kapter leshi
      qe ngjan me veshgjatin.

  • Eshte pikerisht ashtu siç thote edhe Xhorxh. Ai sistem kishte te mirat dhe te keqijat e veta. Saqe per mua eshte e veshtire, edhe sikur ta vesh ne ballance farmacisti, qe te kuptosh nese peshorja anonte nga e mira apo nga e keqja. Gjate atyre 45 viteve Shqiperia u shnderrua komplet. Nga nje vend i mesjetes se hershme mori tiparet e nje vendi dinjitoz. Por njekohesisht ajo kohe ishte nje shtypje dhe diktature e papare. Iknje kot per nje fjale goje. Te shkaterrohej jeta jote dhe e familjes dhe rrethit tend. Futeshin ne burgjet e Ferrit njerez qe akuzoheshin kot se koti si modernista apo me te ashtuquajturat prirje te huaja. Per disa Enveri eshte Djalli, per disa te tjere eshte Engjelli. Prandaj ky debat do te vazhdoje gjate dhe nuk do te mbyllet kurre. Dhe e dini pse?! Sepse siç thote edhe Arben Duka, keta qe erdhen, koha qe e pasoi, nuk solli asgje me te mire. Perveçse nje zhgenjim dhe rrenim total.

  • O bejtexhi, o retard, o trushplare, shyqyr qe fares tuaj po i vjen fundi, ca nga mosha e ca nga duhani. Ti kujton se vetem zotrote ke jetuar ne ate kohe e nuk ka te tjere qe i dine pislleqet e mutsilleqet e asaj gjese qe ti ma quan shtet mender. Po, si thua ti eshte, njerezia rronin me djersen e ballit qe u shkonte deri ne lug te bythes per te marre 10 leke te vjetra per dite pune ne kooperativat bujqesore. Ti si oficer haje presh e fasule sa te donje ne mencen e repartit, e kenqaeshe se pjerdhuri, po 75% e popullsise mezi ia dilte me buke misri. E tamam kjo eshte qe te mos e harrosh zotrote qe kish shtet niko-qir, qe qinte ke te mundte, dhe ta dine keta buzqumshtit e sotem me celular qe jo te gjitha ato qe u thote ndonje gjysh retard e trushpelare si puna jote jane te verteta.

  • Zoteri Arben,une ju admiroj per talentin e rralle dhe mjeshtrine e madhe te vargjeve tuaja,qe behen shume te fuqishem nga idete e medha qe na trasmetoni ne kete stil te vecante cdo dite per ne.Por kesaj here jam i zhgenjyer me Ju.Ai sistem i mallkuar nuk mund te lavderohet e as enderrohet,pasi pjell vetem shkretetetire.Nuk them se nuk beme gjera te mira me mijra sakrifica nga hici.Por mjerimi ekonomik dhe deshperimi i madh qe solli i mbulon te gjitha.

  • Xhorxh,do qe mire te sillje shembuj per te na bindur.Edhe une kam jetuar ne ate kohe dhe di qe ne rrethin tim,nuk eshte denuar asnje kot.Hajdutet,kriminelet,batakcinje et tjere u denuan,qe ju so i bete heronj,dhe ata prap nuk e harruan zanatin e tyre te pare e me veshtiresi ndonje te varfer e futet ne burg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *