DITA, kur do na shkrijë buzëqeshja ne shqiptarëve?! Në sistemin e parë kishim shumë halle. Nuk e dinim ça ishte e mira dhe ishim rehat me të keqen. Por kishim dashurinë dhe respektin për njëritjetrin. Kurse tani në demokraci?!
Ka shumë raste që nuk flet vëllai me vëllanë, nuk do djali babanë. Vret kushëririn për një gardh e për një fjalë. Vret fëmijën në shkollë ‘pse më shikon’, vret katër njerëz dhe qesh në gjykatë. Fukarallëku është pjesë e popullsisë më të madhe. Pushtetarët që duan Shqipërinë e shqiptarët, duhet të mendojnë si t’i kthejnë këtij populli gjënë më të vogël, qetësinë shpirtërore.
Të eliminohet gjakmarrja. Këtu, mendoj se duhet një ndërhyrje shumë e fortë nga të gjitha palët, po ta marrin seriozisht dhe me zemër të mirë, jo duke folur budallallëqe në Parlament si gratë e liga. Se kjo është fatkeqësi, që në shekullin e 21 dhe ne akoma me këto probleme. Me respekt, Kadri Godaj.
Letër e nënshkruar
Kadri Godaj
