Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Po mundohem të shpjegoj thjesht si e kuptova çfarë u tha dje në Asamblenë e PS-së. Në fakt dy janë teorizimet që nuk i kuptova pse duhet të ishin diskutuar. Duhet ta sqaroj qysh në fillim se nga të gjithë kryeministrat që kam përjetuar në këto 25 vjet, aktuali më duket më vizionari e që sakrifikon edhe një farë kredoje politike për të arritur diçka të mirë për vendin. Tani të dalim në temë. Nuk e kuptova punën e “dy dashurive”, Shqipëria dhe PS. E para është e lirë dhe sovrane dhe ajo nuk ka nevojë për lot e betime dashurore. Ajo do punë e djersë, reformat e munguara që po zvarriten me vite. Çështja e dytë, problemi i zbatimit të statutit të partisë. Por unë vetë jam i vendosur në idenë që votimi i vërtetë i një lideri partiak janë zgjedhjet parlamentare. Në rast se PS-në e kryetarin e saj e votuan 700 mijë, nuk besoj se duhet votim tjetër. Në zgjedhjet e ardhshme përsëri do të votohet duke analizuar edhe punën 4 vjeçare të tij e të partisë që ai kryeson. A nuk do të ishte votimi më efikas se lëvizjet pas kuintave me zgjedhje nga përfaqësimi? Së fundi, edhe një vërejtje për z. Blushi. Të fërshëllesh një person që flet apo këndon keq, nuk ka shkelje ligjore, bile as etike, ndërsa t’i thuash bandite një salle, duhet të mendohesh së paku dy herë. Profeti
