Djegia e autobusit në Krujë, arrestohet shoferi

Elton Tafaruci

Policia njoftoi masën e arrestit për drejtuesin e autobusit të përfshirë nga flakët në qendër të Krujës mesditën e së premtes.

Shoferi i mjetit, shtetasi Skënder Jonuzaj, 56 vjeç nga Vlora u ndalua pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia dyshon se shkelja e këtyre rregullave të qarkullimit rrugor ka shkaktuar flakët në autobusin e mbushur me pelegrinë të kishës së Shën Theodhorit në Vlorë, shumica prej të cilëve gra dhe vajza.

Nga flakët ka gjetur vdekjen një 65-vjeçare, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë, 8 prej të cilave në gjendjen të rëndë dhe që ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve në repartin e djegieve në Tiranë.

Share This Article
1 Comment
  • hahahahaha a ju q!fsha policine tuaj shkeli rregullat e qarkullimit me kodin rrugor te 1975,dhe pastaj thone qe bijte e shqipeve nuk kane eksperte per te bere hetime,vetem ne raste te komplikuara si Gerdec,21 Janar,Rruga e Kombit,nuk ka eksperte.
    a mjere ai popull dele qe ju duron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *