Edhe pse vatra kryesore u shua mbrëmë, sot vijon djegia e mbetjeve në fabrikën e riciklimit në Kashar. Dy zjarrfikëse vijojnë punën që nga mëngjesi i sotëm duke hedhur ujë për të fikur të gjitha vatrat e vogla që kanë mbetur. Një ditë më parë fabrika u shkrumbua plotësisht nga zjarri që e përfshiu.
Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm. Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar.
Punonjësit e sigurisë deklaruan dje se zjarri nisi nga mesi i fabrikës.
Pranë fabrikës së riciklimit sot ka shkuar pronari Vullnet Haka. I pyetur nga gazetarët, ai tha se nuk dëshiron të prononcohet dhe se ia lë në dorë hetimeve të zbardhin ngjarjen.
Drejtori i Zjarrfikëses deklaroi dje se fabrika në pronësi të Vullnet Hakës, që është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve është gjobitur më parë se nuk kishte marrë masat për kushtet e sigurisë, ndërsa shtoi se edhe dje nuk funksionoi alarmi i zjarrit. Grupi po heton nëse janë plotësuar të gjitha masat kundër zjarrit për të dalë në konkluzione zyrtare.
Por ky duket se nuk ka qenë problemi i vetëm. Punëtorët të pyetur nga gazetari i Report Tv, thonë jashtë kamerave se kanë nga 2-4 muaj paga të prapambetura pa marrë. Në takimin që kanë zhvilluar me pronarin Vullnet Haka, punëtorëve u është premtuar se do u jepen rrogat e prapambetura.
Vonesa e pagave me disa muaj është një tjetër skandal, pasi punëtorët kanë qenë të siguruar, por pavarësisht kësaj jo çdo muaj u kalohej paga. Djegia e fabrikës ka shkaktuar ndotje të madhe në zonë, por shqetësimin e banorëve për erën e rëndë dhe ndotjen askush nuk e ka marrë në konsideratë nga institucionet.
o.j/dita

Pra u desh ti dale tymi fabrikes qe te mesohej se atje punetoret kane 4 muaj pa rroga. Ky fenomen eshte kudo neper ate qe Ram koqja e quan “Shqiperia qe duam”, mjafton nje hulumtim rutine neper gjithe vendin. Sepse firmat dhe pronaret jane miq e pale me pushtetin, ata e dijne se punetoret me kete varferi qe ka mberthyer Shqiperine nga nje qeverisje e deshtuar e Rames, nuk ikin nga puna edhe kur nuk u vonon rrogat. Askush nuk thote dot se kjo behet pa dienine e pushtetit, sepse kjo qeveri per nje gje eshte kampione, per spiunet qe ka andej-ketej me e pa pagese per te cilet nxorri dhe ligj duke i quajtur SINJALIZUESA, per turp si ato 1200 lekshat e kohes Enverit.
A e pate gje lali Erin te veshur si zjarrfikes?
Lali eri qe kujdeset aq shume per ambientin a kerkoj nje analize toksikologjike per sasine e dioxines qe u shpernda, e ka nje remanance te gjate ne toke qe i bene produktet e baqeve,te pakonsomueshme,ashtu si mishin e qumeshtin e bagetise.
Cka thone ministrat tone e a kane urdheruar analizat toksikologike,e masat parandaluese si shterpikjen e pluhurit neper oboret e shtepive qe dioxina mos te çohet prape ne ajr?
Ku e kane mendjen ata te ato qe thua ti?
Aty eshte ngulur krimi ne mes te njerezve dhe nuk luan.
Eshte shteti me i ndyre ne bote.
Shtet kriminel, po nuk u ngriten njerezit vete te kujdesen per shendetin e tyre nuk do kujtohet njeri jo